User manual
Nëse nuk e shtypni butonin e
ndezjes/fikjes, funksioni AUTO
OFF e çaktivizon pajisjen
automatikisht disa minuta pas
përfundimit të programit.
Kjo ndihmon për uljen e
konsumit të energjisë.
E rëndësishme
• Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
dhe më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më
shpejt se enët e tjera.
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
8.1 Zbutësi i ujit
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë
dëmtimin e pajisjes dhe rezultate të
këqija në larje. Zbutësi i ujit i neutralizon
këto minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e ujit
të pastër dhe në gjendje të mirë. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit. Kjo bën të
mundur që zbutësi i ujit të përdorë
sasinë e duhur të kripës së enëlarëses
dhe të ujit.
8.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
• Në fazën e fundit të shpëlarjes,
shpëlarësi ndihmon që enët të thahen
pa vija dhe pa pika.
• Tabletat e detergjenteve të kombinuar
përmbajnë detergjent, shpëlarës dhe
agjentë të tjerë shtesë. Sigurohuni që
këto tableta të mund të përdoren për
fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Referojuni udhëzimeve që gjeni në
paketimin e këtyre produkteve.
• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia
e duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në
paketimin e detergjentit.
8.3 Vendosja e enëve në
kosha
Referojuni fletëpalosjes së ofruar
me shembujt për vendosjen e
enëve në kosha.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në
enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin
ujë (sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Për ta hequr me lehtësi ushqimin e
djegur dhe të ngjitur, njomini
tenxheret dhe tiganët me ujë përpara
se t'i futni në pajisje.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të
mos ngjiten bashkë. Lugët përziejini
bashkë me takëmet e tjera.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
14
www.aeg.com