User manual

Aktivizimi i opsionit TimeSaver
1. Prekni Option derisa treguesi
TimeSaver të ndizet. Ju mund të
shihni në ekran përditësimin e
kohëzgjatjes së programit.
Nëse opsioni nuk aplikohet për
programin, treguesi përkatës nuk
ndizet.
5.2 ExtraHygiene
Me këtë opsion keni rezultate më të mira
higjienike. Gjatë fazës së shpëlarjes,
temperatura qëndron në 70°C për të
paktën 10 minuta.
Aktivizimi i opsionit ExtraHygiene
1. Prekni Option derisa treguesi
ExtraHygiene të ndizet. Ju mund të
shihni në ekran përditësimin e
kohëzgjatjes së programit.
Nëse opsioni nuk aplikohet për
programin, treguesi përkatës nuk
ndizet.
5.3 Multitab
Aktivizojeni këtë opsion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky opsion çaktivizon përdorimin e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre qëndrojnë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
Aktivizimi i opsionit Multitab
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prekni Option derisa treguesi
Multitab të ndizet.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara, përpara
se të filloni përdorimin veçmas të
detergjentit, lëndës shpëlarëse dhe
kripës së enëlarëses, ndiqni këto
hapa:
1. Vendosni zbutësin e ujit në nivelin
më të lartë.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me
një fazë shpëlarjeje, pa detergjent
dhe pa enë.
4. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshuar të
shpëlarësit.
5.4 AutoOpen
Ky opsion jep rezultate të mira në tharje
me konsum më të ulët energjie.
Ky opsion aktivizohet automatikisht kur
vendosni programin
. Treguesi
AutoOpen ndizet.
Nuk mund të vendoset ky opsion me
programe të tjera.
Ndërsa faza e tharjes është në
funksionim, një mekanizëm hap derën
e pajisjes dhe e mban atë paksa të
hapur.
Në fund të programit, mekanizimi dhe
dera e pajisjes tërhiqen prapa. Pajisja
çaktivizohet automatikisht.
KUJDES
Mos provoni të mbyllni derën e
pajisje ndërsa mekanizmi e mban
derën të hapur. Kjo mund të
shkaktojë dëmtime në pajisje.
Nëse dëshironi të çaktivizoni opsionin
AutoOpen, shtypni Option derisa
treguesi përkatës të fiket.
Në këtë gjendje, rritet konsumi i
energjisë i programit.
SHQIP 9