User manual

A Një përgjedhjepërzgjedhje
mesatare është përgjithësisht më
e përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
2.4 Funksioni Fast Freeze
Shtypni çelësin Fast Freeze për të
aktivizuar funksionin Fast Freeze.
Do të ndizet drita Fast Freeze.
Ky funksion ndalon automatikisht
pas 52 orësh.
Shtypni çelësin Fast Freeze që ta
çaktivizoni funksionin në çdo kohë. Do të
fiket drita Fast Freeze.
2.5 Funksioni FreeStore
Ju mund të aktivizoni funksionin FreeStore
duke shtypur butonin FreeStore .
Do të ndizet drita FreeStore.
Është e mundur të çaktivizoni funksionin
në çdo kohë duke shtypur butonin
FreeStore .
Do të fiket drita FreeStore.
Nëse funksioni aktivizohet
automatikisht, treguesi FreeStore
nuk tregohet (referojuni kapitullit
"Përdorimi i përditshëm").
Aktivizimi i funksionit FreeStore rrit
konsumin e energjisë.
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
3.1 Përpara përdorimit të parë
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
3.2 Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për të ngrirë ushqime të
freskëta si dhe për të ruajtur ushqime të
ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqim të freskët aktivizoni
Action Freeze funksionin të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin për t'u
ngrirë në pjesën e ngrirjes.
Vendosni ushqimin e freskët që do të
ngrini në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, është specifikuar në
etiketën e parametrave, të vendosur
brenda pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për
t’u ngrirë.
3.3 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara se
të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
përzgjedhjen më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ikjes së korrentit dhe
nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në
tabelën e të dhënave teknike
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë e
më pas të mund të rivendoset në
ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të
jetë ftohur).
3.4 Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën
ftohëse ose në temperaturën e dhomës,
6
www.electrolux.com