User manual

Koshi i takëmeve
Paralajmërim Mos vendosni thika me
teh të gjatë në pozicion vertikal.
Vendosini takëmet e gjata dhe të
mprehta horizontalisht në koshin e
sipërm. Bëni kujdes me takëmet e
mprehta.
Pirunët dhe lugët vendosini me bisht poshtë.
Vendosini thikat me doreza nga sipër.
Lugët trazojini bashkë me takëme të tjera për
të shmangur ngjitjen me njëra-tjetrën.
Përdorni skarën e takëmeve. Nëse përmasat
e takëmeve nuk lejojnë përdorimin e skarës
së takëmeve, mund ta hiqni atë.
Koshi i sipërm
Koshi i sipërm është për pjatat (me diametër
maksimal 24 cm), tiganë, tasa sallate,
filxhanë, gota, tenxhere dhe kapakë.
Vendosini enët në mënyrë të tillë që të lini ujin
të prekë gjithë sipërfaqet.
Vendosini pjatat vetëm në pjesën e
pasme të koshit të sipërm. Anojini ato
përpara.
Vendosini gotat me bisht të gjatë në varëset
e filxhanëve me bishtat nga lart. Për enët më
të gjata, palosini varëset e filxhanëve.
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
Nëse vendosni pjata të mëdha në koshin e
poshtëm, lëvizni fillimisht koshin e sipërm në
pozicionin më sipër.
Kujdes Rregulloni lartësinë përpara se
të ngarkoni koshin e sipërm.
Lartësia maksimale e enëve
koshi i
sipërm
koshi i
poshtëm
electrolux 9