Operation Manual

Flymo PowerVac 3000
Përkthim i manualit origjinal të përdorimit nga gjuha angleze.
Ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit dhe vëreni
shënimet e dhëna. Me ndihmën e këtyre udhëzimeve të përdorimit,
familjarizohuni me produktin, përdorimin e tij të saktë dhe
udhëzimet e sigurisë.
Për arsye sigurie, fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 16 vjeç,
si dhe njerëzit që nuk i njohin këto udhëzime sigurie, nuk duhet
ta përdorin këtë produkt. Njerëzit me aftësi të kufizuara fizike
ose mendore mund ta përdorin këtë produkt vetëm nën
mbikëqyrje ose të udhëzuar nga një njeri i përgjegjshëm.
Fëmijët duhen mbajtur nën kontroll, për të garantuar, që ato
nuk luajnë me produktin.
v Mbajini këto udhëzime përdorimi në një vend të sigurt.
Përmbajtja: 1. Fusha e përdorimit të pajisjes tënde Flymo
për fryrjen/thithjen .................................304
2. Udhëzimet e sigurisë ...............................305
3. Montimi ..........................................308
4. Vënia në punë .....................................310
5. Magazinimi .......................................312
6. Mirëmbajtja .......................................313
7. Zgjidhja e problemeve ..............................314
8. Të dhëna teknike ...................................315
9. Garancia & Polica e garancisë ........................315
1. Fusha e përdorimit të pajisjes tënde Flymo
për fryrjen/thithjen
Përdorimi i duhur si pajisjes
fryrëse:
Pajisja Flymo për fryrjen/thithjen është e përshtatshme për
t'u përdorur si pajisje fryrëse për largimin e mbetjeve ose barërave
nga rrugët, trotuaret, oborret, etj. si dhe për të fryrë barin, kashtën
ose gjethet duke krijuar një pirg, ose për të hequr mbetjet nga
qoshet, rreth e përqark vendbashkimeve ose midis tullave.
Përdorimi i duhur si pajisje
thithëse:
Pajisja Flymo për fryrjen/thithjen është e përshtatshme për
t'u përdorur si pajisje thithëse për të mbledhur materiale të thata
si gjethet, barin, degëza dhe copëza letre.
RREZIK!
Rrezik plagosjeje!
Nëse nuk e përdorni si duhet, ky produkt mund të jetë
i rrezikshëm. Duhet të respektoni paralajmërimet dhe
udhëzimet e sigurisë për të garantuar siguri dhe efikasitet
gjatë përdorimit të këtij produkti. Përdoruesi është
përgjegjës për ndjekjen e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
që gjenden në këtë manual dhe mbi vetë produktin.
Mos e përdorni asnjëherë produktin nëse mbrojtëset
e dorëzuara nga prodhuesi nuk janë në vendin e duhur.
304
AL
9667594-01_9667594-62 PowerVac 3000 3000-20.960.01.indd 304 19.06.15 12:39