Operation Manual

2. Udhëzimet e sigurisë
PARALAJMËRIM:
Kjo njësi mund të jetë e rreziksh-
me! Përdorimi i pakujdesshëm
apo i pasaktë mund të shkaktojë
plagosje serioze.
Lexoni manualin e përdorimit
me kujdes për t'u siguruar që
i kuptoni gjithë komandat dhe
atë që ato bëjnë.
Mos e ekspozoni në shi.
Mos e lini produktin jashtë
kur bie shi.
Fikeni! Hiqni spinën nga priza
para se të rregulloni e pastroni
pajisjen ose nëse kablli është
ngatërruar apo dëmtuar.
Është e këshillueshme të përdorni
sytë dhe veshët për t'u mbrojtur.
Vini re, është e mundshme se
nuk i dëgjoni të tretët, që futen
në zonën e punës.
Mbajini larg pajisjes
njerëzit rrotull.
Në regjimin e thithjes
përdoreni vetëm me
tub thithje të montuar
dhe thes grumbullimi
të mbyllur.
Pas fikjes prisni
deri sa fletët e rotorit
të kenë ndaluar.
Mos e përdorni me
flokë të lëshuara,
bizhuteri që varen
ose rroba të gjera.
v Ju lutemi ndiqni udhëzimet e sigurisë në pajisje.
Paralajmërime të përgjithshme për veglat me
korrent
PARALAJMËRIM:
Lexoni gjithë
paralajmërimet dhe udhëzimet
e sigurisë. Mosndjekja e paralajmë-
rimeve dhe udhëzimeve mund të
sjellë si pasojë goditje elektrike, zjarr
dhe/ose plagosje të rënda.
Ruajini gjithë paralajmërimet dhe udhëzimet
për t'i konsultuar më vonë. Termi “vegla me
korrent” tek paralajmërimet i referohet veglës
tuaj me korrent që futet në prizë (me kabëll).
1) Siguria e zonës së punës
a) Ky produkt nuk është projektuar për t'u
përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose men-
dore, pa përvojë dhe njohuri, të pambikëqyrur
ose të pa udhëzuar lidhur me përdorimin e
produktit nga një person i përgjegjshëm për
sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren
për t'u siguruar që nuk do të luajnë me pro-
duktin. Rregulloret lokale mund të kufizojnë
moshën e përdoruesve. Mos lejoni asnjëherë
që produkti të përdoret nga fëmijët ose nga
njerëz që nuk i njohin këta udhëzime.
Veglat me korrent janë të rrezikshme në duart
e përdoruesve të pamësuar.
b) Mos e vini në punë produktin, nëse në afërsi
ka njerëz, veçanërisht fëmijë ose kafshë.
Shpërqendrimet mund të shkaktojnë humbjen
e kontrollit.
c) Mos fryni asnjëherë mbetje në drejtim të
njerëzve në afërsi. Përdoruesi është përgjegjës
për aksidente ose rreziqe që u kanosen njerëzve
të tjerë ose pronës së tyre.
d) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të
ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta
mund të sjellin aksidente.
e) Mos e vini në punë veglën me korrent në
mjedise shpërthyese, si p.sh. në prani të lëng-
jeve, gazeve ose pluhurave të ndezshëm.
Veglat me korrent shkaktojnë shkëndija, të cilat
mund të ndezin pluhurin ose avujt.
2) Siguria elektrike
a) Spinat e veglave me korrent duhet të
përshtaten me spinën. Mos e modifikoni asn-
jëherë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni
spina adaptuese me veglat me korrent të
tokëzuara (me tokëzim). Përdoreni vetëm në
priza me tension siç tregohet në etiketën
e produktit. Në asnjë mënyrë nuk duhet të
lidhet asnjë pjesë e produktit me tokëzim.
Spinat e pamodifikuara dhe prizat e përshtatsh-
me reduktojnë rrezikun e goditjes elektrike.
305
AL
9667594-01_9667594-62 PowerVac 3000 3000-20.960.01.indd 305 19.06.15 12:39