Manual with important information

SHQIP
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips!
Për të përtuar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta
vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mos e zhytni kurrë njësinë e motorit në
ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos i
shpëlani ato në çezmë. Përdorni vetëm një
leckë të lagësht për të pastruar njësinë e
motorit.
Paralajmërim
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar,
ai duhet ndërruar nga “Philips”, agjenti i
tij i servisit apo persona me kualikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangen
rreziqet.
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për
përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk
është menduar për përdorim në ambiente
si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra,
ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo
as nuk është menduar për përdorim nga
klientët në hotele, motele, ambiente për
fjetje dhe mëngjes dhe mjedise të tjera
banimi.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e lart nëse ata mbikëqyren
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të
pajisjeve dhe nëse ata kuptojnë rreziqet
e përfshira. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët,
përveçse kur janë mbi 8 vjeç dhe nën
mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin
larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët
nën 8 vjeç.
- Pajisjet mund të përdoren nga personat
me aftësi të reduktuara zike, ndijuese ose
mendore apo që kanë mungesë përvoje
dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt
të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e
përfshira.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni
elektrik apo pjesë të tjera janë të dëmtuara
ose kanë krisje të dukshme.
- Përpara se ta vini në punë pajisjen
kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje
përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
Kujdes
- Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza
nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se
ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje
ose përpara se ta pastroni atë.
- Mbajeni njësinë e motorit larg nxehtësisë,
zjarrit, lagështisë dhe papastërtive.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin
e saj të synuar siç tregohet në manualin e
përdorimit.
- Vendoseni gjithmonë pajisjen mbi një
sipërfaqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
- Mos e përdorni shtrydhësen e agrumeve për
më shumë se 10 minuta pa ndërprerje.
- Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë
nga prodhues të tjetër apo që nuk
rekomandohen konkretisht nga "Philips".
Nëse përdorni aksesorë apo pjesë të tilla,
garancia juaj bëhet e pavlefshme.
- Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, pastrojini mirë pjesët që bien
në kontakt me ushqimin. Referojuni
udhëzimeve në manual.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje "Philips" është në përputhje me të gjitha standardet
dhe rregulloret e zbatueshme lidhur me fushat elektromagnetike.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE). (Fig. 1)
- Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar
produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur
ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit
dhe shëndetit të njeriut.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojiten informacione ose mbështetje teknike, vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni etëpalosjen e posaçme të
garancisë botërore.