User manual

5 Mbyllni makinën e shkurtimit ("klik").
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Rrezik: Shkëputni kordonin e heqshëm
nga pjesa e dorezës përpara se ta
pastroni këtë pjesë në ujë.
Kujdes: Mos përdorni asnjëherë ajër të
kompresuar, sfungjerë pastrimi, solucione
gërryese pastrimi ose lëngje agresive si p.sh.
benzinë ose aceton për të pastruar pajisjen.
- Për performancë optimale rroje, pastrojeni
pajisjen pas çdo rroje.
- Pastrimi i rregullt garanton performancë më të
mirë rroje.
- Bëni kujdes me ujin e nxehtë. Për të
parandaluar djegien e duarve, kontrolloni
gjithmonë që uji nuk është shumë i nxehtë.
Shënim: Kur e shpëlani pajisjen, mund të rrjedhë
ujë nga priza në pjesën e poshtme të saj. Kjo është
normale dhe jo e rrezikshme sepse të gjitha pjesët
elektronike janë të mbyllura në një njësi elektrike
të izoluar brenda makinës së rrojës.
Pastrimi i njësisë së rrojës me ujë rubineti
1 Fikeni pajisjen dhe sigurohuni që të jetë
shkëputur nga priza.
168
Shqip