User manual

2 Shtypni butonin e lëshimit për të hapur njësinë
e rrojës. Shpëlani pjesën e brendshme të
njësisë së rrojës dhe folenë e qimeve me ujë të
ngrohtë rubineti për 30 sekonda.
- Shpëlani pjesën e jashtme të njësisë së rrojës.
3 Mbyllni njësinë e rrojës dhe shkundni ujin e
tepërt.
Kujdes: Bëni kujdes që të mos e përplasni njësinë
e rrojës me ndonjë objekt kur shkundni ujin e
tepërt.
Kujdes: Mos e thani asnjëherë njësinë e rrojës
dhe folenë e qimeve me peshqir apo leckë, pasi
mund të dëmtohet njësia e rrojës.
4 Hapni sërish njësinë e rrojës dhe lëreni të hapur
në mënyrë që pajisja të thahet plotësisht.
Pastrimi tërësor
Për performancë optimale, pastrojini tërësisht
kokat e rrojës një herë në muaj.
1 Fikeni pajisjen dhe sigurohuni që të jetë
shkëputur nga priza.
2 Shtypni butonin e lëshimit për të hapur njësinë
e rrojës. Nxirrni njësinë e rrojës nga pajisja.
2
1
3 Rrotulloni siguresën në drejtim kundërorar dhe
hiqni bazamentin mbajtës.
169
Shqip