User manual

- Kokat e rrojës "Philips" SH30.
- Spërkatësi i pastrimit të kokave të rrojës
"Philips" HQ110
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të
hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë
(2012/19/EU).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një
bateri të rikarikueshme të integruar e cila nuk
duhet të hidhet me mbeturinat normale të
shtëpisë (2006/66/EC). Ne ju këshillojmë fort
që ta dërgoni produktin tuaj në një pikë
grumbullimi zyrtare ose në një qendër shërbimi
të Philips, në mënyrë që heqja e baterisë së
rikarikueshme të kryhet nga një profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për
grumbullimin e diferencuar të produkteve
elektrike dhe elektronike dhe të baterive të
rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në
parandalimin e pasojave negative për mjedisin
dhe shëndetin njerëzor.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion apo mbështetje,
vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e veçantë ndërkombëtare të
garancisë.
Kufizimet e garancisë
Duke qenë se janë pjesë të konsumueshme, kokat
e rrojës (prerëset dhe mbrojtësit) nuk mbulohen
nga kushtet e garancisë ndërkombëtare.
174
Shqip