User manual

- Kur sistemi i pastrimit të jetë gati për t’u përdorur,
mos e lëvizni në mënyrë që të parandalohet
rrjedhja e lëngut të pastrimit.
- Kur e shpëlani makinën e rrojës, uji mund të pikojë
nga hapësira, në pjesën e poshtme të saj. Kjo është
normale dhe jo e rrezikshme sepse të gjitha pjesët
elektronike janë të mbyllura në një njësi elektrike
të izoluar brenda makinës së rrojës.
Fushat elektromagnetike (EMF)
- Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha
standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin
ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
- Kjo makinë rroje mund të pastrohet në mënyrë të
sigurt me ujë çezme.
- Pajisja është e përshtatshme për tensione rrjeti që
variojnë nga 100 në 240 volt.
- Përshtatësi transformon 100-240 volt në një
tension të ulët dhe të sigurt, më të ulët se 24 volt.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 69dB(A)
Ekrani
Ngarkimi
Treguesi i ngarkimit të baterisë me 3 llamba
- Ngarkimi zgjat rreth 1 orë
- Ngarkim i shpejtë (vetëm për lloje specike): Kur
pajisja është futur në prizë, llambat e treguesit
të ngarkimit të baterisë ndizen vazhdueshëm
njëra pas tjetrës. Kur pajisja përmban energji
të mjaftueshme për një rrojë, drita e poshtme
e treguesit të ngarkimit të baterisë pulson me
ngadalë.
SHQIP 515