User manual

- Treguesi i ngarkimit të baterisë me 3 llamba: Ekrani
ndizet për pak çaste për të shfaqur statusin e
baterisë së mbetur.
Rroja
Periudha e përshtatjes së lëkurës
Rrojat e para mund të mos japin rezultatet që prisni
dhe lëkura madje mund të irritohet disi.
Kjo është normale. Lëkura dhe mjekra juaj duan
kohë t’i përshtaten sistemit të ri të rrojës.
Ju këshillojmë të rruheni rregullisht (së paku 3 herë
në javë) me këtë makinë rroje për një periudhë prej
3 javësh, për t’i mundësuar lëkurës të përshtatet me
makinën e re të rrojës.
Shënim: Makinën e rrojës mund ta përdorni edhe
drejtpërdrejt nga priza.
1 Ndizni pajisjen.
2 Lëvizini kokat e rrojës mbi lëkurë në lëvizje
rrethore.
Shënim: Mos kryeni lëvizje të drejta.
3 Pastrojeni makinën e rrojës pas përdorimit
(shih kreun “Pastrimi dhe mirëmbajtja”).
Cilësimi “Turbo” (vetëm për lloje specike)
Pajisja është e lidhur me kongurimin “Turbo” ose
“Turbo+” për rrojë të lehtë të zonave të vështira.
1 Ndizni makinën e rrojës.
2 Shtypni një herë butonin “Turbo” për të
aktivizuar cilësimin “Turbo” nëse dëshironi t’i
rruani më shpejt zonat e vështira.
SHQIP 521