operation manual

Kyçja në udhëtim
Makinën e rrojës mund ta kyçni kur jeni në udhëtim.
Kyçja në udhëtim pengon ndezjen aksidentale të
makinës së rrojës.
Aktivizimi i kyçjes në udhëtim
1 Shtypni butonin ndezje/kje për 3 sekonda për
të hapur modalitetin e kyçjes në udhëtim.
- Ndërsa aktivizoni kyçjen në udhëtim, simboli
përkatës ndizet vazhdueshëm. Kur aktivizohet
kyçja, simboli pulson.
Çaktivizimi i kyçjes në udhëtim
1 Shtypni butonin ndezje/kje për më shumë se
3 sekonda.
- Simboli i kyçjes në udhëtim pulson dhe pastaj
ndizet vazhdueshëm.
Makina e rrojës është tani sërish gati për përdorim.
Ndërrimi i kokave të rrojës
Për rezultate maksimale rroje, ju këshillojmë t’i
ndërroni kokat e rrojës çdo dy vjet.
- Pajisja vjen me një kujtues ndërrimi, që ju kujton
për ndërrimin e kokave të rrojës. Kujtuesi i
ndërrimit ndizet vazhdueshëm në të bardhë.
Shënim: Pas ndërrimit të kokave të rrojës duhet ta
rivendosni kujtuesin e ndërrimit duke mbajtur shtypur
për 7 sekonda butonin ndezje/kje.
3 sec.
SHQIP518