operation manual

4 Mund të lloni prerjen.
5 Pastrojeni aksesorin pas përdorimit
(shih kreun “Pastrimi dhe mirëmbajtja”).
Përdorimi i aksesorit të stilimit të mjekrës
1 Sigurohuni që pajisja të jetë kur.
2 Futni veshin e aksesorit në folenë në krye të
pajisjes. Pastaj shtyjeni aksesorin për ta lidhur
me pajisjen (“të kërcasë”).
Përdorimi i aksesorit të stilimit të mjekrës
me krehër
Aksesorin e stilimit të mjekrës me krehër mund ta
përdorni për të stiluar mjekrën në një kongurim të
pandryshuar, por dhe në kongurime të ndryshme
gjatësie. Mund dhe ta përdorni për të prerë
paraprakisht qimet e gjata përpara rrojës, për një
rrojë më komode.
Kongurimi i gjatësisë së qimes në aksesorin e stilimit
të mjekrës i referohet gjatësisë së qimes pas prerjes
së saj dhe lëviz nga 1 deri në 5 mm.
1 Rrëshqiteni krehrin drejt e në kanalet
udhëzuese në dy anët e aksesorit
(“të kërcasë”).
2 Shtypni zgjedhësin e gjatësisë dhe shtyjeni për
majtas ose djathtas për të zgjedhur gjatësinë
e dëshiruar të qimeve.
3 Ndizni pajisjen.
4 Tani mund të nisni stilimin e mjekrës duke e
lëvizur aksesorin për lart me shtytje të lehtë
duke i siguruar që pjesa e përparme e krehrit
të jetë në kontakt të plotë me lëkurën.
2
1
SHQIP 523