User Manual

Shqip - 19
Screen Mode: 16:9/Wide Zoom/Zoom/4:3
Kur vendosni madhësinë e figurës në "Auto Wide" në një TV me gjerësi 16:9, ju mund të përcaktoni
madhësinë e figurës që dëshironi të shikoni, imazhi 4:3 WSS (Wide Screen Service) (Shërbimi i
Ekranit të Gjerë) ose asgjë. Secili vend i caktuar europian kërkon madhësi të ndryshme të figurës,
kështu që ky funksion është menduar për t'u zgjedhur nga përdoruesit.
16:9: E vendos figurën në modalitetin 16:9.
Wide Zoom: Rrit madhësinë e figurës më shumë se 4:3.
Zoom: Zmadhon madhësine e figurës vertikalisht në ekran.
4:3: E vendos figurën në modalitetin normal 4:3.
Ky funksion është në dispozicion vetem në modalitetin "Auto Wide".
Ky funksion nuk është i disponueshëm në modalitetin "PC", "Component" ose "HDMI".
Digital NR: Off/Low/Medium/High/Auto
Nëse sinjali i transmetimit që merret nga TV juaj është i dobët, ju mund të aktivizoni tiparin e
Zvogëlimit Dixhital të Zhurmës, për të ndihmuar në zvogëlimin e çdo statikë dhe shtesa që mund
shfaqen në ekran.
Kur sinjali është i dobët, zgjidhni një prej opsioneve të tjera derisa të shfaqet gura më e mirë.
DNIe: Off/ Demo/On
Ky TV përfshin funksionin DNIe për të siguruar një cilësi të lartë vizive. Nëse e ndizni DNIe, ju mund të
shikoni ekranin me karakteristikën DNIe të aktivizuar. Nëse e vendosni DNIe në Demo (Demonstrim),
ju mund të shikoni figurën kur përdoret DNIe dhe figurën normale në ekran, për qëllime demonstrimi.
Duke përdorur këtë funksion ju mund të shikoni ndryshimin në cilësinë vizive.
DNIe
(Motorri i Imazhit Dixhital Natyror)
Ky tipar ju jep një imazh më të hollësishm me një zvogëlim të zhurmës 3D, përmirësim të
detajeve, përmirësim të kontrastit dhe përmirësim të së bardhës. Algoritmi i ri i kompensimit të
imazhit ju jep një imazh më të shkëlqyer, më të qartë dhe më me hollësi.
Teknologjia DNIe™ do të
sjellë çdo sinjal në sytë tuaj.
Ky funksion nuk është i disponueshëm në modalitetin "Movie" dhe "Standard".
HDMI Black Level: Normal/Low
Ju mund të zgjidhni direkt nivelin e të zezës në ekran për të aranzhuar thellësinë e ekranit.
Ky funksion është aktiv vetëm kur hyrja e jashtme lidhet me HDMI(sinjalet RGB).
Movie Plus: Off/Low/Medium/High/Demo
Ju mund të shihni një lëkurë më të natyrshme dhe tekst më të qartë edhe në skenat që lëvizin shpejt.
Përdorni këtë funksion kur shihni lma.
Ky funksion nuk është i disponueshëm në modalitetet “Wide Zoom” dhe “Zoom”.
Ky funksion nuk është i disponueshëm kur "PIP" është i vendosur në "On".
Nuk mund të përdoret në modalitetin HDMI 1080p/24Hz.
Blue Only Mode: Off/On
Ky funksion është për ekspertët e matjes së pajisjes AV. Ky funksion shfaq vetëm sinjalin blu duke
hequr sinjalin e kuq dhe jeshil nga sinjali i videos, në mënyrë që të sigurojë një efekt të Filtrit Blu
përdoret për të rregulluar Colour dhe Tint të pajisjes video, të tilla si aparat DVD, Home Theaters, etj.
Duke përdorur këtë funksion, ju mund të arranzhoni Colour dhe Tint në vlerat e preferuara
përshtatshme me nivelin e sinjalit të secilës pajisje video duke përdorur Red/Green/Blue/Cyan/
Magenta/Yellow Colour Bar Patterns, pa përdorur një Filtër Blu shtesë.
“Blue Only Mode” është i disponueshëm kur modaliteti i gurës vendoset në “Movie” ose
“Standard”.
BN68-01410B-00Alb-0226.indd 19 2008-02-26 �� 6:44:03