User Manual

Shqip - 30
Përdorimi i Funksionit WISELINK
Ky funksion ju lejon të shikoni dhe dëgjoni skedarët fotograkë
(JPEG) dhe të zërit (MP3) të ruajtur në një pajisje USB të Klasit
të Ruajtjes Masive (MSC).
Shtypni butonin POWER në telekomandë ose në sistemin tuaj.
Lidhni një pajisje USB që përmban skedarë JPEG dhe/ose MP3
në spinën WISELINK (spinë USB) në anën e TV.
Nëse kaloni në modalitetin WISELINK pa lidhur ndonjë pajisje
USB, do të shfaqet mesazhi “There is no device connected”.
Në këtë rast, lidhni pajisjen USB, dilni nga ekrani duke
shtypur butonin W.LINK në telekomand dhe kaloni në ekranin
WISELINK përsëri.
Vetëm simbolet alfanumerikë mund të përdoren si emër i dosjes ose skedarit (fotografi, muzikë).
Sistemi i skedarëve lejon përdorimin vetëm të FAT16/32 (sistemi i skedarëve NTFS nuk është i
përdorshëm)
Disa lloje të aparatëve fotografikë dixhitale USB dhe pajisje të zërit mund të mos jenë të përdorshme në
këtë TV.
Wiselink lejon vetëm përdorimin e pajisjes USB të Klasit të Ruajtjes Masive (MSC). MSC është një
pajisje për transportin e Klasit të Ruajtjes Masive vetëm më Shumicë. Shembuj të MSC janë Thumb
drives dhe Flash Card Readers (Si USB HDD, ashtu edhe USB HUB nuk janë të përdorshme.)
Përpara lidhjes së pajisjes tuaj me TV, ju lutemi bëni një kopje të skedarëve tuaj për të parandaluar
dëmtimin ose humbjen e të dhënave. SAMSUNG nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim ose humbje të
të dhënave.
Ju lutemi lidhni direkt në prizën USB të TV tuaj. Nëse jeni duke përdorur një lidhje tjetër të kabllit, mund
të ekzistojë një problem i përputhshmërisë së USB.
Vetëm formatet e skedarëve MP3 dhe JPEG janë të përdorshëm.
Formati mp3 Wiselink përdor vetëm skedarët muzikorë me një frekuencë të lartë të dëgjimit (32 kHz,
44.1 kHz, ose 48 kHz).
Ne rekomandojmë formatin sequential jpeg. Progressive jpeg përdor shumë memorie dhe dekodifikimi
mund të moskryhet.
Mos e shkëpusni pajisjen USB ndërsa është duke u ngarkuar.
MTP (Protokolli i Transferimit të Medias) nuk është i përdorshëm.
Kohëzgjatja e dëgjimit të një skedari mp3 file mund të shfaqet si ‘00:00:00’ nëse koha e dëgjimit të tij nuk
gjendet në fillim të skedarit.
Sa më i lartë rezolucioni i imazhit, aq më shumë kohë duhet për t'u shfaqur në ekran.
Lista e Fotografive ose Muzikës shfaq deri në 300 dosje ose skedarë.
Vendosja mund të kërkojë njëfarë kohe në varësi të madhësisë së skedarit.
Paneli Anash i TV
USB Drive
BN68-01410B-00Alb-0226.indd 30 2008-02-26 �� 6:44:13