User Manual

Shqip - 43
Tipari i Teletekstit
Shumica e stacioneve televizivë sigurojnë shërbime të informacionit të shkruar nëpërmjet
Teletekstit. Faqja e treguesit të shërbimit të teletekstit ju jep informacion në lidhje me përdorimin
e shërbimit. Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni opsione të ndryshme sipas kërkesave tuaja duke
përdorur butonët e telekomandës.
Që informacioni i teletekstit të shfaqet siç duhet, marrja e sinjalit të kanalit duhet të jetë e
qëndrueshme. Përndryshe, informacioni mund të mungojë ose disa faqe mund të mos shfaqen.
1. (exit)
Dalja nga shfaqja e teletekstit
2 6 (index)
Përdoreni për të shfaqur faqen e treguesit (përmbajtjes) kurdo që
jeni duke parë teletekstin.
3 8 (store)
Përdoreni për të depozituar faqet e teleteksit.
4 4 (size)
Shtypni për të shfaqur shkronja me madhësi të dyfishtë në
gjysmën e sipërme të ekranit. Për gjysmën e poshtme të ekranit,
shtypeni atë përsëri. Për të shfaqur ekranin normal, shtypeni atë
përsëri.
5 5 (reveal)
Përdoret për të shfaqur tekstin e fshehtë (përgjigjet për lojrat kuic,
për shembull). Për të shfaqur ekranin normal, shtypeni atë përsëri.
6 / (teletext on/mix)
Shtypni për të aktivizuar modalitetin e teletekstit pas zgjedhjes së
kanalit që ofron shërbimin e teletekstit. Shtypeni atë dy herë për të
kapërcye mbi teletekstin me ekranin e tanishëm të transmetimit.
7 0 (mode)
Shtypeni për të zgjedhur modalitetin e teletekstit (LIST/FLOF).
Nëse e shtypni atë në modalitetin LIST, kalon në modalitetin e
ruajtjes së listës. Në modalitetin e ruajtjes së Listës, ju mund
të ruani faqen e teletekstit në një listë duke përdorur butonin
8(store).
8 1 (sub-page)
Përdoret për të shfaqur nën-faqen e disponueshme.
9 2 (page up)
Përdoret për të shfaqur faqen tjetër të teleteksit.
0 3 (page down)
Përdoret për të shfaqur faqen e mëparshme të teleteksit.
! 9 (hold)
Përdoreni për të mbajtur të shfaqur një faqe të caktuar, nëse faqja
e zgjedhur është e lidhur me disa faqe dytësore të cilat pasojnë
automatikisht. Për të rifilluar, shtypeni atë përsëri.
@ 7 (cancel)
Përdoret për të shfaqur transmetimin kur kërkoni një faqe.
# Colour buttons (red/green/yellow/blue)
Nëse sistemi FASTEXT përdoret nga një kompani transmetimi, temat e ndryshme të mbuluara në një
faqe teleteksti janë të renditura sipas ngjyrave dhe mund të zgjidhen duke shtypur butonët me ngjyra.
Shtypni një prej tyre që i korrespondon asaj që kërkoni. Faqja shfaqet me informacionin tjetër me
ngjyrë që mund të zgjidhet në të njëjtën mënyrë. Për të shfaqur faqen e mëparshme ose faqen tjetër,
shtypni butonin me ngjyrë korrespondues.
Ju mund të ndryshoni faqet e teletekstit duke shtypur butonët
numerikë në telekomandë.
1
3
4
5
6
7
8
9
0
!
@
#
2
BN68-01410B-00Alb-0226.indd 43 2008-02-26 �� 6:45:03