User manual

Përmbajtja
Udhëzime për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Funksionimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Përdorimi i parë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ 6
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Si veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9
dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 12
Çështje që lidhen me ambientin _ _ _ _ _ 12
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni
dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit,
duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet.
Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të
gjithë personat që do të përdorin këtë
pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit
dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto
udhëzime dhe sigurohuni që t'i
bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni
apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo
që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj,
të jetë i mirinformuar për përdorimin e
pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga
pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të
mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni
derën për të parandaluar fëmijët që luajnë
të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të
mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në
trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi
kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë
bravë përpara se të hidhni pajisjen e
vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të
kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën
e pajisjes ose në strukturën inkaso.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqime dhe/ose pije në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
në zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune;
në ferma dhe nga klientët në hotele,
motele dhe ambiente të tjera banimi;
në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
në katering dhe përdorime të ngjashme
jo për shitje.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë
përshtatur për këtë nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
2
www.zanussi.com