User manual

Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i
ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni
filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i
bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e
pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse
ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim
të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij
do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për
të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve
të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e
për të shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm (Nëse
nuk parashikohet lidhja me ujin).
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si
dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në
qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese.
Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me
plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese
përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet
të hidhet në përputhje me rregullat e
zbatueshme të vendosura nga autoritetet
tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë
ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme
pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet
e përdorura për këtë pajisje që kanë
simbolin
janë të riciklueshme.
Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në
drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni
si vijon:
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
4
www.zanussi.com