User manual

temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
E rëndësishme Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose nëse pajisja
është mbushur plot, dhe pajisja është
vendosur në temperaturën më të ulët, ajo
mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
formimin e ngricës në murin e pasmë. Në
këtë rast, rregullatori i temperaturës duhet
vendosur në një përzgjedhje më të lartë për
të lejuar shkrirjen automatike dhe si
rrjedhojë reduktimin e konsumit të energjisë.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të
vakët dhe pak sapun natyral për të hequr
erën tipike të një produkti të ri, e më pas
thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent
apo pluhura gërryese, pasi këto mund të
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është
e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në
një përzgjedhje më të lartë për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
E rëndësishme Në këto kushte,
temperatura e dhomëzës së frigoriferit mund
të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e temperaturës në një
përzgjedhje më të ngrohtë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes
së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë
më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të
dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund
të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por
pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të
zgjasë më shumë.
5
www.zanussi.com