User manual

2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini
në një vend të freskët.
3. Lëreni derën hapur.
4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët
më parë.
E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla
metalike me majë për të kruar brymën nga
avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos
përdorni asnjë aparat mekanik apo mjete
artificiale për të përshpejtuar procesin e
shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove
të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i
shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake
mëposhtme:
shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike;
nxirrni jashtë gjithë ushqimet;
shkrini (nëse është parashikuar) dhe
pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj
lëreni derën/dyert pak hapur për
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur,
kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë
për të shmangur prishjen e ushqimit brenda,
në rast të luhatjeve elektrike.
Si të veprojmë nëse…
Paralajmërim Përpara se të kryeni
veprime për mirëmbajtjen e pajisjes,
hiqeni atë nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat
kompetentë duhet të merren me rregullimet
apo defektet që nuk janë në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Llamba
nuk funksionon.
Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë në
prizë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk furnizohet me korrent.
Në prizën elektrike nuk kalon
tension.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike në
prizë.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llamba nuk punon. Llamba është në gjendje
gatishmërie.
Mbyllni dhe hapni derën.
Llamba është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
llambës".
Kompresori funksionon
vazhdimisht.
Temperatura nuk është vendosur
si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
9
www.zanussi.com