User manual

Kablloja elektrike duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës elektrike.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje
elektrike ose zjarri.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje përveçse kur
është shënuar nga prodhuesi se mund të
vendosen.
Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te
qarku i agjentit ftohës. Ai përmban
izobutan (R600a), një gaz natyror me nivel
të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz
merr flakë.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni
që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje
në dhomë. Ajrosni dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në ndarjen e
ngrirjes. Kjo krijon presion tek ena e pijeve.
Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë
në pajisje.
Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirjes nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden
tek ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
Drita e brendshme
Lloji i llambës së përdorur për këtë pajisje
nuk është e përshtatshme për ndriçimin e
dhomave në shtëpi
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen
dhe rimbushjen e njësisë.
Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të
pajisjes dhe nëse është e nevojshme
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i
bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në
fundin e pajisjes.
Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të
kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi
mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë
së ftohjes që është afër shkëmbyesit të
nxehtësisë.
Funksionimi
Ndezja e
1. Vendoseni spinën në prizën e murit.
2. Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
në drejtim të akrepave të orës në një
cilësim mesatar.
Çaktivizimi
Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e
Temperaturës në pozicionin "0".
4 www.zanussi.com