User manual

Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të arrijë
një trashësi prej 3-5 mm.
1. Nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni
pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini në
një vend të freskët
KUJDES!
Mos i prekni me duar të lagura
ushqimet e ngrira. Këto
ushqime mund t'ju ngrijnë
duart.
3. Hapni derën.
Për të shpejtuar procesin e shkrirjes,
vendosni një tenxhere me ujë të ngrohtë
në ndarjen e ngrirësit. Përveç kësaj, hiqni
copëzat e akullit që shkëputen përpara se
të ketë përfunduar shkrirja.
4. Kur të përfundojë procesi i shkrirjes, thani
plotësisht pjesën e brendshme të pajisjes.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni rregullatorin e temperaturës në
pozicionin e ftohtësisë maksimale dhe
lëreni pajisjen të punojë për dy ose tre orë
me këtë cilësim.
7. Rifutni në ndarjet e pajisjes ushqimet që
hoqët më parë.
Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata,
merrni masat paraprake të mëposhtme:
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike
Nxirrini të gjitha ushqimet nga pajisja
Shkrini (nëse është parashikuar) dhe
pastroni pajisjen dhe të gjithë aksesorët e
saj
Lëreni derën/dyert hapur, për të
parandaluar krijimin e aromave të
pakëndshme.
Nëse do ta mbani pajisjen të
ndezur, kërkojini dikujt ta
kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit
brenda në rast ndërprerjeje të
energjisë elektrike.
Zgjidhja e problemeve
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur siç du‐
het në prizën elektrike.
Futeni spinën siç duhet në prizën
elektrike.
Në prizën elektrike nuk kalon
tension.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike
në prizën elektrike. Kontaktoni një
elektricist të kualifikuar.
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur
mirë në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron
palëvizur.
Llamba nuk punon. Llamba është në gjendje ga‐
tishmërie.
Mbyllni dhe hapni derën.
Llamba është me defekt. Drejtojuni seksionit "Ndërrimi i
llambës".
Kompresori punon pa ndër‐
prerje.
Temperatura nuk është cak‐
tuar saktë.
Drejtojuni kapitullit "Funksionimi".
8 www.zanussi.com