41056VH Udhëzimet për përdorim Stufë elektrike për gatim
I nderuar Klient Ju falenderojmë që zgjodhët një nga produketet tona më cilësore. Kjo pajisje paraqet një ndërthurje perfekte të dizenjos funksionale dhe teknologjisë së fjalës së fundit. Të jeni të bindur se pajisjet tona janë ndërtuar në mënyrë të tillë, që të kenë një rendiment dhe kontroll sa më të lartë – ne po krijojmë vërtet standarded më të larta të përsosmërisë. Përveç kësaj, do të zbuloni edhe aspekte të ruajtjes së mjedisit dhe kursimit të energjisë, si pjesë përbërëse të produkteve tona.
Përmbajtja 3 Përmbajtja Udhëzimet për përdorim 5 Udhëzime sigurie 5 Përshkrimi i aparatit 7 Pamja e përgjithshme 7 Fusha e përdorimit 8 Pllakat e gatimit 8 Pajisjet e furrës 9 Aksesorët e furrës 9 Para përdorimit të parë 10 Rregullimi dhe ndërrimi i orës 10 Pastrimi i parë 11 Përdorimi i furnelave 12 Rregullimi i shkallës së gatimit 13 Të ndizet zona e zierjes të dyrrethëshit 13 Tabela e nxehtësisë së mbetur 13 Përdorimi i furrës 14 Ndizja dhe fikja e furrës 14 Funksionet e furrës 15 Vendoja e skarës,
Përmbajtja Pastrimi dhe kujdesi Pajisja nga jashtë Pllakat e gatimit Korniza Brendësia e furrës Aksesorët Filtri i yndyrës Çmontimi i brendisë së furrës Pastrimi i tavave të furrës Ndriçimi i furrës Tavani i furrës Dera e furrës Xhami i derës së furrës Sirtari i enëve Çfarë të bëhet nëse … 44 44 45 46 46 46 46 47 48 48 49 50 52 55 56 Heqja e mbeturinave 57 Udhëzimi i vendosjes Vendosja Drejtoni aparatin. Udhëzime sigurie për instaluesin.
Udhëzimet për përdorim 5 Udhëzimet për përdorim 1 Udhëzime sigurie Siguria elektrike • Aparati lejohet të kyçet në rrjet vetëm nga një specialist me autorizim të posaçëm. • Në rast defektesh ose dëmtimesh të aparatit: Nxirrni ose fikni siguresat. • Riparime të aparatit lejohen të kryhen vetëm nga specialistë. Riparime joprofesionale mund të shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme. Në rast riparimi kontaktoni shërbimin tonë për klientë ose shitësin tuaj të specializuar.
Udhëzime sigurie Kështu u shmangeni dëmeve në aparat • Mos e shtroni furrën me fletë alumini dhe mos vendosni asnjë tepsi, asnjë tenxhere etj. mbi fundin, sepse përndryshe do të dëmtohet smalti i furrës nga nxehtësia e bllokuar. • Lëngje frutash që pikojnë nga tepsia shkaktojnë njolla që nuk hiqen dot më. Për torta shumë të lëngshme përdorni një tepsi të thellë. • Mos ngarkoni derën e hapur të furrës.
Përshkrimi i aparatit 7 Përshkrimi i aparatit Pamja e përgjithshme Fusha e përdorimit Kapja e derës Dera prej xhami Sirtari i enëve
Përshkrimi i aparatit Fusha e përdorimit Dritat e kontrollit të përdorimit Drita e kontrollit të temperaturës Njoftuesi i kohës Tastet e funksioneve të orës Zgjedhja e temperaturës Funksione te furres Çelësi i furnelave Çelësi i furnelave Pllakat e gatimit Pllaka e gatimit-njërrethësh 1200W Pllaka e gatimit dyrrethësh 2200W Dalja e avullit nga furra Tabela e nxehtësisë së mbetur Pllaka e gatimit njërrethësh 1800W Pllaka e gatimit-njërrethësh 1200W
Përshkrimi i aparatit 9 Pajisjet e furrës Nxehtësia e sipërme dhe radiatori Ndriçimi i furrës Nivelet Filtri i yndyrës Radiatori në faqen e prapme Ventilatori Nxehtësia e poshtme Kangjella, të çmontueshme Aksesorët e furrës Skara Për enëforma torte, copa të mëdha dhe të vogla mishi. Tepsia Për torta dhe biskota. Tava e yndyrës Për të pjekur dhe për të skuqur ose për të mbledhur yndyrë që pikon.
Para përdorimit të parë Para përdorimit të parë Rregullimi dhe ndërrimi i orës 3 Furra funksionon vetëm me orën e rregulluar. Pas kyçjes në rrjetin elektrik ose pas një ndërprerjeje korrenti, drita e funksionit Ora fiket e ndizet automatikisht. 1. Për të ndërruar një orë tashmë të rregulluar, shtypni tastin Zgjedhja derisa drita e funksionit Ora të fiket e ndizet. 2. Me tastin ose rregulloni orën aktuale. Pas rreth 5 sekondash, fikja e ndezja mbaron, dhe shfaqet ora e rregulluar.
Para përdorimit të parë 11 Pastrimi i parë 1 3 Para se ta përdorni furrën për herë të parëduhet ta pastroni rrënjësisht. Pllakat e gatimit nga qeramika prej xhami duhet të fshihen me një rreckë të lagësht. Kujdes: Mos përdorni lëndë pastruese agresive ose gërvishtëse! Mund të dëmtohet sipërfaqja. Për ballët metalike përdorni lëndë të zakonshme pastrimi. 1. çelësin për funksionet e furrës vini në ndriçim . 2.
Përdorimi i furnelave Përdorimi i furnelave 3 2 Gjatë ndezjes së pllakave të gatimit, ndodh që të ketë një gumëzhimë të shkurtër, gjë që është një specifikë e të gjitha pllakave të gatimit, që janë nga qeramika prej xhami, por kjo nuk ndikon as në funksionin dhe as në jetëgjatësinë e aparatit. Shkallët e zierjes. • Shkallët e zierjes mund të rregullohen sipas fushave 1 - 9. • Shkallë të ndërmjetme mundësohen ndërmjet fushës 2 - 7.
Përdorimi i furnelave 13 Rregullimi i shkallës së gatimit 1. Zgjidhni shkallën e gatimit. 2. Për ta mbaruar procesin e gatimit, kthejeni në pozitën e fikur. Të ndizet zona e zierjes të dyrrethëshit 1 3 Butoni lëvizës për zonën e zierjes të dyrrethëshit do të rrotullohet djathtas dhe nuk bën të rrotullohet duke mbikaluar pozicionin! 1. Butoni lëvizës për zonën e gatimit të dyrrethëshit do të rrotullohet djathtas.
Përdorimi i furrës Përdorimi i furrës 3 Furra është e pajisur me çelësa që mund të futen brenda, për funksionet e furrës dhe zgjedhjen e temperaturës. Shtypni mbi çelësin respektiv për ta përdorur. Çelësi del. Ndizja dhe fikja e furrës Dritat e kontrollit të përdorimit Funksionet e furrës Drita e kontrollit të temperaturës Zgjedhja e temperaturës 1. Ktheni çelësin e funksioneve të furrës në funksionin e dëshiruar. 2. Ktheni çelësin e zgjedhjes së temperaturës në temperaturës e dëshiruar.
Përdorimi i furrës 15 Funksionet e furrës Për furrën keni këto funksione në dispozicion: Funksioni i furrës Përdorimi Ndriçimi Me këtë funksion mund ta ndriçoni brendësinë e furrës, p. sh. për ta pastruar. Ajri i nxehtë "multi" Për të pjekur në deri tre nivele njëkohësisht. Rregulloni temperaturat e furrës 20-40 °C më ulët se për nxehtësi të sipërme/të poshtme. Ajri i nxehtë "al gusto" Për pjekje në një nivel për gjellë që kanë nevojë për një skuqje më intensive dhe një fund kërcitës.
Përdorimi i furrës Vendoja e skarës, tavës së pjekjes dhe tavës së yndyrës Vendosja e tavës së pjekjes apo tavës së yndyrës: Vendosni tavën e pjekjes apo tavën e yndyrës në nivelin e dëshiruar të furrës, nëpër shinën rrëshqitëse, në mënyrë të tillëqë të dy vrimat e tavës, të arrijnë në kunjat e përparme mbajtëse të shinës rrëshqitëse. 3 Vendosja e skarës: Vendoseni skarën në mënyrë të tillë, që këmbëzat të jenë të drejtuara nga poshtë.
Përdorimi i furrës Vendosja/heqja e filtrit të yndyrës Vendoseni filtrin e yndyrës vetëm gjatë pjekjes për të mbrojtur radiatorin në faqen e pasme nga spërkatjet e yndyrës. Vendosja e filtrit të yndyrës Kapeni filtrin e yndyrës në kapjen e tij dhe futni të dy mbajtësit nga lart poshtë në hapjen në faqen e pasme të furrës (hapja e ventilatorit). Hiqeni filtrin e yndyrës Kapeni filtrin e yndyrës në kapjen e tij dhe hiqeni nga poshtë lart.
Përdorimi i furrës Funksionet e orës Dritat e funksioneve Tasti Njoftuesi i kohës Tasti Zgjedhja Dritat e funksioneve Tasti Kohëzgjatja e shkurtër Për të rregulluar një kohëzgjatje të shkurtër. Pas mbarimit dëgjohet një sinjal. Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e furrës. Kohëzgjatja Për të rregulluar për sa kohë duhet të jetë furra në përdorim. Mbarimi Për të rregulluar se kur duhet të fiket furra përsëri.
Përdorimi i furrës 3 19 Shënime për funksionet e orës • Pas zgjedhjes së një funksioni, drita përkatëse e këtij funksioni fiket e ndizet për rreth 5 sekonda. Gjatë kësaj kohe mund të rregullohen kohët e dëshiruara me tastin ose . • Pas rregullimit të kohës së dëshiruar, drita e funksionit fiket e ndizet përsëri për rreth 5 sekonda. Pastaj ndriçon drita e funksionit. Koha e rregulluar fillon të kalojë. • Shtypni ndonjë tast për ta fikur sinjalin akustik.
Përdorimi i furrës Kohëzgjatja e shkurtër 1. Shtypni tastin Zgjedhja disa herë derisa të fiket e ndizet drita e funksionit Kohëzgjatja e shkurtër . 2. Me tastin ose rregulloni kohëzgjatjen e shkurtër që dëshironi (më së shumti 2 orë 30 minuta). Pas rreth 5 sekondash, njoftuesi tregon kohën e mbetur. Drita e funksionit Kohëzgjatja e shkurtër ndriçon. Kur koha ka kaluar, drita e njoftuesit fiket e ndizet, dhe për 2 minuta dëgjohet një sinjal. Shtypni ndonjë tast për ta fikur sinjalin akustik.
Përdorimi i furrës Kohëzgjatja 1. Shtypni tastin Zgjedhja disa herë derisa të fiket e ndizet drita e funksionit Kohëzgjatja . 2. Me tastin ose rregulloni kohën e dëshiruar të gatitjes. Pas rreth 5 sekondash, njoftuesi kthehet prapë në orën aktuale. Drita e funksionit Kohëzgjatja ndriçon. Kur koha ka kaluar, drita e njoftuesit fiket e ndizet, për 2 minuta dëgjohet një sinjal, dhe furra fiket. 3. Shtypni ndonjë tast për ta fikur sinjalin akustik dhe programin.
Përdorimi i furrës Mbarimi 1. Shtypni tastin Zgjedhja disa herë derisa të fiket e ndizet drita e funksionit Mbarimi . 2. Me tastin ose rregulloni kohën e dëshiruar të fikjes. Pas rreth 5 sekondash, njoftuesi kthehet prapë në orën aktuale. Drita e funksionit Mbarimi ndriçon. Kur koha ka kaluar, drita e njoftuesit fiket e ndizet, për 2 minuta dëgjohet një sinjal, dhe furra fiket. 3. Shtypni ndonjë tast për ta fikur sinjalin akustik dhe programin.
Përdorimi i furrës 3 Kohëzgjatja dhe Mbarimi 23 në kombinim Kohëzgjatja dhe Mbarimi mund të përdoren njëkohësisht në qoftë se furra duhet të ndizet dhe fiket automatikisht në një çast të mëvonshëm. 1. Me funksionin Kohëzgjatja rregulloni kohën e cila i duhet gjellës për t'u gatitur, këtu 1 orë 2. Me funksionin Mbarimi rregulloni kohën kur gjella duhet të jetë gati, këtu në orën 14:05. Dritat e funksionit Kohëzgjatja dhe Mbarimi ndriçojnëdhe në njoftuesin shfaqet ora, këtu ora 12:05.
2 3 Përdorimi i furrës Fikja e njoftuesit të orës Me fikjen e njoftuesit të orës mund të kurseni energji. Fikja e njoftuesit të orës Shtypni dy taste të çfarëdoshme derisa të errësohet njoftuesi. Ndezja e njoftuesit të orës Shtypni një tast të çfarëdoshëm derisa të shfaqet ora përsëri në njoftues. Njoftimi mund të fiket vetëm në qoftë se asnjëra nga funksionet e orës Kohëzgjatja , Mbarimi ose Kohëzgjatja e shkurtër nuk është në përdorim.
Përdorime, tabela dhe këshilla 25 Përdorime, tabela dhe këshilla Enët për gatim • Enët e mira për gatim i vëreni nga fundi i tyre. Fundi duhet të jetë sa më i trashë dhe i rrafshët. • Para se të bleni tenxhere dhe tava të reja, vini re diametrin e fundit të tyre. Shpesh herë ndodh, që prodhuesit ta paraqesin vetëm diametrin e rrethit të enëve.
Përdorime, tabela dhe këshilla Tabela e gatimit Të dhënat në tabelën vijuese janë vlera të përafërta. Shkalla e gatimit Procesi i gatitjes I përshtatur për Kohëzgjatja Udhëzime/këshilla Nxehtësia e mbetur,Pozita e fikur 0 Mbajtja ngrohtë Mbajtja ngrohtë e gjellëve të gatitura sipas nevojës Mbulimi Shkrirja Salcë holandezë, shkrirja e gjalpës, çokollatës, xhelatinës 5-25 min. Trazojeni nganjëherë Mpiksja Omletë me shkumëveze e mpiksur 10-40 min.
Përdorime, tabela dhe këshilla 3 1 27 Këshillojmë për fazën e parë të gatimit ose të skuqjes ta rregulloni shkallën më të lartë të gatimit, dhe gjellët me një kohë më të gjatë gatitjeje t'i lini pastaj të gatiten në shkallën e dëshiruar. Yndyrat dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë shumë shpejt.
Përdorime, tabela dhe këshilla Pjekja Funksioni i furrës: Ajri i nxehtë "multi" ose Nxehtësia e sipërme/e poshtme Format • Për Nxehtësia e sipërme/e poshtme janë të përshtatshme forma nga metali i errët dhe forma të shtresuara. • Për Ajri i nxehtë "multi" janë të përshtatshme edhe forma prej metali të çelët. Nivelet • Pjekja me Nxehtësia e sipërme/e poshtme është e mundur në një nivel. • Me Ajri i nxehtë "multi" mund të piqni me deri 3 tepsi njëkohësisht: 1 tepsi: p. sh. niveli 3 1 formë: p. sh.
Përdorime, tabela dhe këshilla 3 2 29 Udhëzime të përgjithshme • Futni tepsinë me anën e pjerrët përpara! • Me Nxehtësia e sipërme/e poshtme ose Ajri i nxehtë "multi" mund të piqni edhe dy forma njërën pranë tjetrës mbi skarën. Kohëzgjatja e pjekjes zgjerohet vetëm pak. Kur përdoret gjellë e ngrirë, tepsitë mund të deformohen gjatë procesit të gatitjes. Kjo vjen nga ndryshimi i madh midis temperaturës së gjellës së ngrirë dhe temperaturës së furrës.
Përdorime, tabela dhe këshilla Tabela e pjekjes Pjekja në një nivel Lloji i ëmbëlsirës Funksioni i furrës Niveli Temperatura °C Kohëzgjatja orë: min.
Përdorime, tabela dhe këshilla Lloji i ëmbëlsirës Funksioni i furrës 31 Niveli Temperatura °C Kohëzgjatja orë: min.
Përdorime, tabela dhe këshilla Lloji i ëmbëlsirës Funksioni i furrës Niveli Temperatura °C Kohëzgjatja orë: min.
Përdorime, tabela dhe këshilla 33 Pjekja në disa nivele Ajri i nxehtë "multi" Ajri i nxehtë "multi" Ëmbëlsira të mbushura me krem 1/4 Tortë me dromca mielli dhe sheqeri, e thatë Temperatura °C Koha orë: min.
Përdorime, tabela dhe këshilla Këshilla për pjekje Rezultati i pjekjes Torta është tepër e çelur poshtë Shkaku i mundshëm Nivel i gabuar Ndihma Futeni tortën më poshtë Torta bie në vete (bëhet e Temperaturë tepër e lartë pjekjeje Uleni pak temperaturën e pjekjes qullët, përshkohet nga Kohë tepër e shkurtër pjekjeje Zgjateni kohën e pjekjes shirita uji) Kohëzgjatjet e gatimit nuk shkurtohen dot me anë të një temperature më të lartë pjekjeje.
Përdorime, tabela dhe këshilla 35 Tabela Ajri i nxehtë "al gusto" Niveli Temperatura °C Kohëzgjatja orë: min.
Përdorime, tabela dhe këshilla Tabela egjellave të ngrira dhe të gatshme Mish i zbutur Funksionetëfurrës Nivelii vendosjes Temperatura °C Koha picë e ngrirë Nxehtësia e sipërme/ e poshtme 3 sipas të dhënavetë prodhuesit sipas të dhënavetë prodhuesit Patate të skuqura frites1) (500 g) Ajri i nxehtë "multi" 3 200-220 sipas të dhënavetë prodhuesit Bagetë Nxehtësia e sipërme/ e poshtme 3 sipas të dhënavetë prodhuesit sipas të dhënavetë prodhuesit Tortë me fruta Nxehtësia e sipërme/ e p
Përdorime, tabela dhe këshilla 37 Skuqja Funksioni i furrës: Nxehtësia e sipërme/e poshtme ose Skuqja "infra" Enët për skuqje • Për skuqje është e përshtatshme çdo enë e qëndrueshme ndaj nxehtësisë (merrni parasysh shënimet e prodhuesit!). • Copa të mëdha mishi mund t’i skuqni menjëherë në tepsi ose mbi skarën me tepsi të futur më poshtë. • Këshillojmë që të gjitha llojet e mishit të thatë t’i skuqni në tenxheren e mishit me kapak. Kështu mishi mbetet më i lëngshëm.
Përdorime, tabela dhe këshilla Tabela e skuqjes Lloji i mishit Sasia Funksioni i furrës Niveli Temperatura °C Kohëzgjatja orë: min.
Përdorime, tabela dhe këshilla Lloji i mishit Sasia Funksioni i furrës 39 Niveli Temperatura °C Kohëzgjatja orë: min.
Përdorime, tabela dhe këshilla Pjekja në skarëgjellë e ulët 1 3 Funksioni i furrës: Skara ose Skara me hapësirë të madhe rregullimin maksimal të temperaturës me Kujdes: Skuqni në skarë gjithmonë me derën e furrës të mbyllur. Furrën e zbrazët me funksionet e skarës parangroheni gjithmonë për 5 minuta! • Për të pjekur në skarë vendoseni skarën në nivelin e rekomnaduartë vendosjes. • Vendoseni tepsinë mbajtëse gjithmonë në nivelin eparë nga poshtë. • Kohëzgjatjet e skuqjes janë vlera të përafërta.
Përdorime, tabela dhe këshilla 41 Shkrirja e akullit Funksioni i furrës: Shkrirja e akullit (pa rregullim temperature) • Gjellët e nxjerra nga ambalazhi vendosini në një pjatë mbi skarën. • Mos përdorni pjata ose çanaqe për mbulim, sepse këto e zgjasin shumë kohën e shkrirjes. • Për shkrirjen futeni skarën në nivelin e parë nga poshtë. Tabela e shkrirjes së akullit Koha e shkrirjes Min. Koha e shkrirjes së mëpasshme, min.
Përdorime, tabela dhe këshilla Tharja Funksioni i furrës: Ajri i nxehtë "multi" • Përdorni skara të mbuluara me letër pergameni ose letër për pjekje. • Do të keni një rezultat më të mirë në qoftë se pas gjysmës së kohës së tharjes e fikni furrën, e hapni dhe ta lini të ftohet gjatë natës. • Pastaj vazhdoni tharjen deri në fund.
Përdorime, tabela dhe këshilla 43 Konservimi me të zier Funksioni i furrës: Nxehtësia e poshtme • Për të konservuar me të zier, përdorni vetëm kavanozë të zakonshëm të madhësisë së njëjtë. • Kavanozë me mbyllje “twist-off” ose mbyllje bajonete dhe kanaçe prej metali janë të papërshtatshëm. • Për konservimin me të zier përdorni nivelin e 1-rë nga poshtë. • Përdorni tepsinë për konservimin me të zier. Mbi të mund të vendosen deri gjashtë kavanozë me nga një litër.
Pastrimi dhe kujdesi Pastrimi dhe kujdesi 1 Paralajmërim: Përpara pastrimit fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet. Paralajmërim: Për arsye sigurie mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull ose me pastrues me presion të lartë. Kujdes: Mos përdorni asnjë mjet gërryes për pastrim, objekte të mprehta ose largues për njollat. Mos e pastroni derën prej xhami të sobës me mjete kruajtëse ose me kruajtëse prej metali, të cilat mund të gërvishtin sipërfaqen e xhamit.
Pastrimi dhe kujdesi 45 Pllakat e gatimit 1 3 Kujdes: Mënjanoni që lëndet pastruese të kalojnë sipër zonës së nxehtë së qeramikës prej xhami ! Lëndet pastruese të mbetura pas përdorimit duhet të hiqen me ujë të pastër, ngaqë mund të shkaktojnë reagime gërryese teksa rinxehen pllakat! Pastrimi të bëhet vetëm në gjendje të ftohtë! Mos përdorni lëndë agresive të pastrimit, si p.sh. sprei skarash apo furrash, lëndë për pastrim me të kruar si dhe lëndë pastrimi për tenxhere që mund të shkaktojnë gërvishtje.
Pastrimi dhe kujdesi Korniza 1 Kujdes! Mos derdhni uthull, limon ose mjete për heqjen e gëlqerës sipër kornizës së koritës, sepse në këtë mënyrë krijohen vende te marrta pa shkëlqim. 1. Korniza fshihet me një rreckë të lagësht me pak lëng pastrimi. 2. Pisllëqe tanimë të thara zbutini me rreckë të lagësht. Më pas e fshini edhe një herë deri sa të thahet. Brendësia e furrës 3 1 Pastrojeni aparatin pas çdo përdorimi. Kështu, pisllëqet mund të hiqen më lehtë dhe nuk ngjiten gjatë djegies. 1.
Pastrimi dhe kujdesi Çmontimi i brendisë së furrës Për pastrimin e faqeve anësore të furrës, ju mund të çmontoni mbajtëset e skarave që ndodhen në krahun e majtë dhe të djathtë të furrës. Çmontoni skarat rrëshqitëse Fillimisht tërhiqeni mbajtësen përpara nga faqja anësore e furrës, e më pas çmontojeni atë nga pas.
Pastrimi dhe kujdesi Pastrimi i tavave të furrës 1 1 Lajini tavat e furrës me ilaç larësh me përmbajtje bazike. Kujdes: Tavat e pjekjes nuk janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse. Kujdes: Në asnjë mënyrë mos ndotni me yndyrë shinën rrëshqitëse. Ndriçimi i furrës 1 3 Paralajmërim: Rrezik goditjeje elektrike! Para ndërrimit të dritës së furrës: – Fikeni furrën! – Nxirrni ose fikni siguresat në kutinë e siguresave.
Pastrimi dhe kujdesi 49 Tavani i furrës 1 1 Për pastrimin më të lehtë të tavanit të furrës mund të ulet radiatori i sipërm. Ulja e radiatorit Paralajmërim: Uleni radiatorin vetëm në qoftë se furra është e fikur dhe nuk ka më rrezik djegieje! 1. Hiqni kangjellat anësore. 2. Kapeni radiatorin përpara dhe tërhiqeni përpara nëpër relievin në faqen e brendshme të furrës. 3. Radiatori ulet tani. Kujdes: Mos e ulni radiatorin me forcë! Radiatori mund të thyhet.
Pastrimi dhe kujdesi Dera e furrës Për pastrimin më të lehtë të brendësisë së furrës mund të zhvaret dera e furrës suaj. Zhvarja e derës së furrës 1. Hapni plotësisht derën e furrës. 2. Levat e bllokimit (A) në të dy çernierat e derës hapini plotësisht. 3. Derën e furrës mbylleni deri në vendin e parë të kapjes (rreth 45°). 3 4. Kapeni anash derën e furrës me të dy duart dhe nxirreni nga furra lart tërthorazi (Kujdes: E rëndë!).
Pastrimi dhe kujdesi Varja e derës së furrës 1. Kapeni anash derën e furrës me të dy duart nga ana e kapjes dhe mbajeni në një kënd prej rreth 45°. Hapjet në anën e poshtme të derës së furrës vendosini mbi çernierat në furrë. Lëreni derën të rrëshqitet deri në fund poshtë. 2. Hapni plotësisht derën e furrës. 3. Levat e bllokimit (A) në të dy çernierat e derës kthejini në pozitën e mëparshme. 4. Mbylleni derën e furrës.
Pastrimi dhe kujdesi Xhami i derës së furrës 1 Xhami i derës së furrës është i pajisur me dy xhama të vendosura njëra pas tjetrës. Xhami i brendshëm mund të hiqet për pastrim. Kujdes! Po të përdoret dhunë, sidomos ndaj cepave të xhamit të përparshëm, mund të thyhet xhami. Heqja e xhamit të derës 1. Të hapet dera e furrës plotësisht. 2. Kunjat bashkues (A) në të dyja anët e menteshave, të hapen plotësisht. 3. Dera e furrës të mbyllët deri tek dhëmbëza e parë (afro 45°). 4.
Pastrimi dhe kujdesi 5. Xhami i derës të kapet tek skaji i sipërm dhe të tërhiqet nga drejtimi sipër. Pastrimi i xhamit të derës Xhami i derës të pastrohet rrënjësisht memjete pastrimi. Pastaj të terët me kujdes. Vënja në vend e xhamit të derës 1. Xhami i derës të vendoset në mënyrë të tërthortë nga sipër në cepin e derës të vendosur në buzën e derës dhe të ulët. 2.
3 Pastrimi dhe kujdesi Në pjesën e hapur tëmbulimittë derës (B) gjindet një shinë drejtuese (C). Kjo duhet të shtyhet ndërmjet xhamit anësor të derës dhe të këndit drejtues (D). Mekanizmimbyllës (E) duhet të zë vend në fole. 3. Dera e furrës të hapet plotësisht. 4. Leva kapëse (A) në të dy menteshët e derës të vendosen në pozicionin e mëpërparshëm. 5. Të mbyllet dera e furrës.
Pastrimi dhe kujdesi Sirtari i enëve Për ta pastruar më lehtë sirtarin e enëve, mund ta tërhiqeni poshtë furrës. Nxjerrja e sirtarit të enëve / Rivendosja e tij 1. Tërhiqeni sirtarin e enëve sa më shumë të jetë e mundur nga furra. 2. Ngreni pakëz sirtarin e enëve, në mënyrë që të mund të nxjerrët pjerrtas nga lartë prej shinës. 1 3. Vini re gjatë rivendosjes, që e prera e mesme anësore e sirtarit të shkojë në folen e shinës së mesme. 4. Uleni sirtarin e enëve në horizontale dhe futeni brenda.
Çfarë të bëhet nëse … Çfarë të bëhet nëse … Problemi 3 3 Ndihma Furnelat e gatimit nuk funksionojnë Merrni parasysh udhëzimet për përdorimin e aparatit të integruar të gatimit Furra nuk nxeh Furra nuk është e ndezur Ndizeni furrën Ora nuk është e rregulluar Rregullojeni orën Rregullimet e nevojshme nuk janë bërë Verifikojini rregullimet Siguresa e instaluar në shtëpi (kutia e siguresave) ka dalë Verifikojeni siguresën.
Heqja e mbeturinave 57 Heqja e mbeturinave 2 Materiali ambalazhues Materialet ambalazhuese e respektojnë mjedisin dhe janë të riciklueshme. Pjesët prej plastiku janë të shenjuara, p. sh. >PE<>PS< etj. Hiqini materialet e ambalazhimit sipas shenjimit të tyre në konteinerët e parashikuar për grumbullimin e tyre tek organet komunale të heqjes së mbeturinave.
Udhëzimi i vendosjes Udhëzimi i vendosjes 1 Kujdes! Montimi dhe kyçja e aparatit të ri lejohet të bëhet vetëm nga specialisti i autorizuar. Luteni ta keni parasysh këtë udhëzim, ngaqë në raste dëmtimesh nuk iu takon e drejta për garanci. Vendosja • Rimesoja dhe shtresat e plastikës tek mobiljet që rrethojnë stufën, duhet të jenë të përpunuara me ngjitës zjarrdurues (100°C).
Udhëzimi i vendosjes 59 Drejtoni aparatin. 3 1 Nën aparat janë të vendosura 4 këmbë mbajtëse, me ndihmën e të cilave mund të barazohen vende jo të rrafshta në dysheme. 1. Heqja e sirtarit të enëve. 2. Këmbët mbajtëse mund t´i rregulloni sipas nevojës më lartë ose më poshtë, derisa stufa të qëndrojë drejtë. 3. Rivendosja e sirtarit të enëve. Këmbët mbajtëse mund t´i rrotulloni më lehtë, nëse e anoni paksa stufën për lehtësim. Udhëzime sigurie për instaluesin.
Garancia/Shërbimi i klientëve Garancia/Shërbimi i klientëve Garancia Europiane Pajisja është e garantuar nga Electrolux në secilin nga shtetet e listuar në pjesën e pasme të këtij udhëzuesi përdorimi, për periudhat e specifikuara në garancinë e pajisjes apo nga ligji.
Garancia/Shërbimi i klientëve 61 www.electrolux.com p t b Albania +35 5 4 261 450 Rr. Pjeter Bogdani Nr. 7 Tirane Belgique/België/ Belgien +32 2 363 04 44 Bergensesteenweg 719, 1502 Lembeek Èeská republika +420 2 61 12 61 12 Budìjovická 3, Praha 4, 140 21 Danmark +45 70 11 74 00 Sjællandsgade 2, 7000 Fredericia Deutschland +49 180 32 26 622 Muggenhofer Str. 135, 90429 Nürnberg Eesti +37 2 66 50 030 Mustamäe tee 24, 10621 Tallinn España +34 902 11 63 88 Carretera M-300, Km.
Garancia/Shërbimi i klientëve p t b Türkiye +90 21 22 93 10 25 Tarlabaþý caddesi no : 35 Taksim Istanbul Ðîññèÿ +7 495 937 7837 129090 Ìîñêâà, Îëèìïèéñêèé ïðîñïåêò, 16, ÁÖ „Îëèìïèê“ Óêðà¿íà +380 44 586 20 60 04074 Êè¿â, âóë.
Servisi 63 Servisi Në rast defektesh teknike provoni ju lutem së pari nëse mund ta zgjidhni problemin vetë me anë të udhëzimeve për përdorim (“Çfarë të bëj nëse...”). Në qoftë se problemin nuk e keni zgjidhur dot, ju lutem kontaktoni shërbimin për klientë ose njërin prej partnerëve tanë të servisit. Për t’ju ndihmuar së shpejti, kemi nevojë për këto të dhëna: – Emërtimi i modelit – Numri i produktit (PNC) – Numri i serisë (S-No.
822 928 774-M-070208-02 Rezervohet mundësia e ndryshimeve. www.electrolux.