User manual
Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë.
Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake
ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të
kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu
referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në
një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes
shtëpiake.
Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re shtëpiake.
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë  2
Instalimi  4
Përshkrimi i pajisjes  6
Përdorimi i pajisjes  7
Ndezur dhe Fikur   7
Fikja automatike   7
Përzgjedhja e nxehtësisë   8
Ndezja dhe fikja e unazës së jashtme   8
Funksioni i nxehjes automatike   8
Ndezja dhe fikja e funksionit të Fuqisë
 8
Përdorimi i Kohëmatësit   9
Fillimi i STOP+GO   9
Bllokimi / zhbllokimi i panelit të kontrollit
 9
Mekanizmi i sigurisë së fëmijëve   10
Informacione dhe këshilla të dobishme  10
Kujdesi dhe pastrimi  12
Çfarë të bëni nëse...  13
Probleme që lidhen me mjedisin  14
Materiali ambalazhues   14
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
  Të dhëna për sigurinë
Lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo është në interes
të sigurisë suaj dhe për të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që të jenë me pajisjen kur ajo zhvendoset ose shitet. Të gjithë personat që
përdorin pajisjen duhet të dinë plotësisht për funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë.
Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM
Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike, ndjesore dhe mendore të kufizuara ose
me mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të
jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes, nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Siguria e fëmijëve
• Vetëm të rriturit mund ta përdorin këtë pajisje. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
2
Përmbajtja










