User manual

Pastrimi dhe kujdesi36
Brendia e furrës
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi. Në këtë mënyrë pisllëku hiqet më lehtëdhe nuk
arrin të ngjitet.
1. Kur hapni derën e furrës, drita e furrës do të ndizetautomatikisht.
2. Pas çdo përdorimi, pastrojeni furrën me lëndë larëse me përbërje bazike dhe thajeni atë.
3 Për ndotjet e vështira për t’u pastruar, përdorni pastruesit e posaçëm për furrat.
1 Kujdes: Në rast se përdorni sprucues për pastrimin e furrës, ju lutemi lexoni me kujdes
të dhënat e prodhuesit!
Aksesorët
Të gjitha pjesët që shtyhen në furrë (skara, tepsia, kangjellat etj.) shpëlajini pas çdo
përdorimi dhe thajini mirë. Për pastrimin më të lehtë lërini të mbeten pak në ujë.
Aksesorët anti-ngjitje
Aksesorët pastrojini me një sfungjer ose rreckë të butë në ujë të nxehtë me ilaç
shpëlarës.
3 Njolla të çelëta në shtresim nuk do të thonë se sipërfaqja është e dëmtuar.
1 Kujdes: Mos përdorni lëndë agresive dhe gërvishtëse për pastrim, sprei për furra,
lesh çeliku ose sende të forta si thika ose teha gërryes. Këto e prishin shtresimin.
1 Kujdes: Mos i pastroni këta aksesorë në pjatalarëse. Ndryshe do të humbeshin vetitë
anti-ngjitëse.
Filtri i yndyrës
1. Pastrojeni filtrin e yndyrës në ujë të nxehtë me detergjent ose në pjatalarëse.
2. Në rast ndotjeje të djegur thellë në filtër, ziejeni në pak ujë dhe 2-3 lugë gjelle detergjent
për pjatalarëse.
Kangjellat
Për pastrimin e faqeve anësore, hiqni kangjellat në anën e majtë dhe atë të djathtë në
furrë.
Heqja e kangjellave
Së pari tërhiqini kangjellat përpara nga faqja e
furrës (1) dhe pastaj zhvarini mbrapa (2).