User manual

Përdorime, tabela dhe këshilla32
Udhëzime të përgjithshme
Futni tepsinë me anën e pjerrët përpara!
Me Nxehtësia e sipërme/e poshtme ose Me ajër përreth mund të piqni
edhe dy forma njërën pranë tjetrës mbi skarën. Kohëzgjatja e pjekjes zgjerohet
vetëm pak.
3 Kur përdoret gjellë e ngrirë, tepsitë mund të deformohen gjatë procesit të
gatitjes. Kjo vjen nga ndryshimi i madh midis temperaturës së gjellës së ngrirë
dhe temperaturës së furrës. Pas ftohjes së tepsive, deformimi normalizohet
përsëri.
Shënime për tabelat e pjekjes
Në tabelat do të gjeni për një përzgjedhje gjellësh të dhënat e nevojshme për
temperaturën, kohën e gatitjes dhe nivelet.
Temperaturat dhe kohët e pjekjes janë vlera të përafërta, sepse varen nga
përbërja e brumit, nga sasia dhe nga forma e pjekjes.
Këshillojmë të rregulloni për herë të parë vlerën më të vogël të temperaturës
dhe të zgjidhni një temperaturë më të lartë vetëm në rast nevoje, p. sh. në
qoftë se dëshironi një skuqje më të madhe ose koha e pjekjes është tepër e
gjatë.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një recetë, orientohuni në një gjellë të
ngjashme.
Kur tortat piqen në tepsi ose në forma në disa nivele, koha e pjekjes mund të
jetë 10-15 minuta më e gjatë.
Gjellë të lagështa (p. sh. pica, torta frutash etj.) përgatiten në vetëm një nivel.
Në fillim të procesit të pjekjes, dallimet e lartësisë së gjellës mund të çojnë te
ndryshime në skuqje. Në këtë rast, ju lutem mos ndërroni rregullimin e
temperaturës. Dallimet e skuqjes kompensohen gjatë procesit të pjekjes.
Furra juaj e re mund të ketë një sjellje tjetër në pjekje/-ose te helli, nga pajisja
juaj e deritanishme. Prandaj përshtatini rregullimet e duhura (Temperaturën,
Kohët e gatitjes) dhe fushat e përdorimit sipas këshillave në tabelat pasuese.
2 Kur kohët e pjekjes janë më të gjata, mund ta fikni furrën rreth 10 minuta para
mbarimit të kohës së pjekjes për ta shfrytëzuar ngrohtësinë e mbetur.
Përderisa nuk shënohet ndryshe, tabelat vlejnë për futjen në furrën e ftohtë.