User manual
15Përdorimi i furrës
3 Ventilatori i ftohjes
Ventilatori ndizet automatikisht për të ftohur sipërfaqet e aparatit. Pasi u fik
furra, ventilatori vazhdon të punojë për ta ftohur aparatin dhe pastaj fiket
vetvetiu.
3 Njoftuesi i nxehjes
Njoftuesi i përmasës së nxehjes
Pas ndezjes së funksionit të furrës, trarët
që ndricojnë dalëngadalë njëri pas tjetrit
tregojnë se sa e nxehur është furra tashmë.
Njoftuesi i nxehjes së shpejtë
Pas ndezjes së funksionit të nxehjes së
shpejtë, trarët që shfaqen shpejt
njëri pas tjetrit tregojnë se nxehja e shpejtë
është e aktivizuar. Përveç kësaj, trari
ndriçon pranë simbolit .
Njoftuesi i ngrohtësisë së
mbetur
Pas fikjes së furrës, trarët që ende
ndricojnë tregojnë ngrohtësinë e mbetur në
furrë.