User manual
Udhëzime sigurie6
Kështu u shmangeni dëmeve në aparat
• Mos e shtroni furrën me fletë alumini dhe mos vendosni asnjë tepsi, asnjë
tenxhere etj. mbi fundin, sepse përndryshe do të dëmtohet smalti i furrës nga
nxehtësia e bllokuar.
• Lëngje frutash që pikojnë nga tepsia shkaktojnë njolla që nuk hiqen dot më.
Për torta shumë të lëngshme përdorni një tepsi të thellë.
• Mos ngarkoni derën e hapur të furrës.
• Mos derdhni kurrë ujë drejtpërdrejt në furrën e nxehtëMund të shkaktohen
dëmtime të smaltit dhe ndërrime të bojës.
• Nga përdorimi i forcës, sidomos në cepat e xhamit të ballit, mund të thyhet
xhami.
• Mos ruani sende të djegshme në furrëMund të marrin flakë kur ndizet furra.
• Mos ruani ushqime të lëngshme në furrëMund të shkaktohen dëmtime të
smaltit.
• Mos ruani asnjë ushqim të hapur pas ndërprerjes së ventilatorit freskues në
furrë. Në dhomën e pjekjes ose në xhamat e dyerve mund të përplaset
lagështira, e cila mund të arrijë deri te mobiliet.
3 Shënim për shtresimin me smalt
Ndërrime të bojës së shtresës së smaltit të furrës si pasojë përdorimi nuk
ndikojnë në aftësinë e aparatit për një përdorim normal ose sipas kontratës.
Prandaj nuk paraqesin mangësi në kuptim të së drejtës së garancisë.