User manual

Duhet të dispononi mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa
tip vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e kuzhinës të ketë përmasat e duhura të
zgavrës.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi një bazament.
Furrat e integruara dhe sipërfaqet e gatimit të integruara janë të pajisur me sistem
lidhjesh të posaçëm. Për të parandaluar dëmtimet ndaj pajisjes, kombinoni vetëm pajisje
nga i njëjti prodhues.
Lidhja Elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e klasifikimit të përkojnë me ato të rrjetit
tuaj elektrik shtëpiak.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në pllakën e specifikimeve.
Përdorni gjithmonë një prizë që ofron mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të instaluar si
duhet.
Mos përdorni spina me shumë hyrje, kolektorë dhe kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon elektrike. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
Bëni kujdes të mos shtypni ose dëmtoni spinën (nëse ka të tillë) dhe kabllon elektrike
mbrapa pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr spinën nga kablloja elektrike. Tërhiqni
gjithmonë nga spina – nëse ka të tillë.
Përdorimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për përdorim
tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të shmangur
lëndimet fizike ndaj personit ose dëmtimet në pronë.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose mbështetëse.
Pjesa e brendshme e pajisjes dhe aksesorët e saj nxehen gjatë përdorimit. Ka rrezik
djegieje. Përdorni doreza mbrojtëse kur vendosni ose hiqni aksesorë ose enë gatimi.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni aksesorët, për të shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të furrës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni derën ndërsa pajisja është në punë. Mund
dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e mbuloni
me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në pajisje;
mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
Të dhëna për sigurinë
5