User manual

33Përdorime, tabela dhe këshilla
Skuqja
Funksioni i furrës: Nxehtësia e sipërme/e poshtme ose Skuqja
"infra"
Enët për skuqje
Për skuqje është e përshtatshme çdo enë e qëndrueshme ndaj nxehtësisë
(merrni parasysh shënimet e prodhuesit!).
Copa të mëdha mishi mund t’i skuqni menjëherë në tepsi ose mbi skarën
me tepsi të futur më poshtë.
Këshillojmë që të gjitha llojet e mishit të thatë t’i skuqni në tenxheren e
mishit me kapak. Kështu mishi mbetet më i lëngshëm.
Të gjitha llojet e mishit që duhet të marrin një kore mund t’i skuqni
tenxheren e mishit pa kapak.
3 Shënime për tabelën e skuqjes
Të dhënat në tabelën vijuese janë vlera të përafërta.
Këshillojmë që mishi dhe peshku të skuqen në furrë vetëm prej 1kg.
Për t’iu shmangur ngjitjes me djegie të lëngut të dalë nga mishi ose të yndyrës,
këshillojmë të derdhni pak lëng në enën e skuqjes.
Kthejeni mishin në rast nevoje (pas 1/2 - 2/3 të kohës së gatitjes).
Copa të mëdha mishi dhe shpendë lageni gjatë kohës së gatitjes disa herë me
lëng mishi. Kështu skuqja do t'ju dalë më mirë.
Fikeni furrën rreth 10 minuta para mbarimit të kohës së skuqjes për të
shfrytëzuar ngrohtësinë e mbetur.