User manual

2. Hidhni shpëlarësin në folenë përkatëse.
Niveli maksimal i mbushjes tregohet nga
shenja "max".
Mbajtësja mban afro 110 ml shpëlarës, që
është i mjaftueshëm për ciklet e larjes
midis 16 dhe 40, në varësi të përzgjedhjes
së sasisë.
3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas
çdo rimbushjeje.
Pastroni me një leckë thithëse çdo rrjedhje
shpëlarësi gjatë mbushjes, për të shmangur
shkumëzimin e tepërt gjatë larjes së ardhshme.
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit
Në varësi të rezultateve të arritura të shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e shpëlarësit
me anën e përzgjedhësit me 6 pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal, pozicioni 6=
dozimi maksimal).
Dozimi është paravendosur në përzgjedhjen 4.
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur pika
uji apo njolla rrëkeje.
Pakësojeni atë nëse nëpër enë kanë mbetur të
ngjitura rrëke të bardha apo një shtresë e turbullt
nëpër qelqurina apo tehet e thikave.
Përdorimi I përditshëm
• Kontrolloni nëse është e nevojshme të rimbushni enëlarësen me kripë apo shpëlarës.
• Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
• Hidhni detergjentin e enëlarëses.
• Zgjidhni një program larjeje të përshtatshëm për takëmet dhe enët.
• Filloni programin e larjes.
Përdorimi I përditshëm
11










