User manual

Funksioni I shumëfishtë
Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin Multi-Tab", i cili mundëson përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara "Multi-Tab".
Këta produkte janë detergjentë me një funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes dhe kripës.
Ata gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës që
zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...).
Kontrolloni nëse detergjentet janë të përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Shihni
udhëzimet e prodhuesit.
Ky funksion mund të përzgjidhet për gjithë programet e larjes. Me zgjedhjen e këtij
funksioni, derdhja në pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga çdo fole përkatëse çaktivizohet
automatikisht si dhe dritat treguese për kripën dhe shpëlarësin janë çaktivizuar.
Zgjidhni "funksionin Multitab" përpara fillimit të një programi larës.
Pasi është zgjedhur ky funksion (drita treguese është ndezur), ai do të mbetet i aktivizuar
gjithashtu edhe për programet e tjera të larjes.
Me përdorimin e "funksionit Multitab", kohëzgjatjet e cikleve mund të ndryshojnë.
Në momentin që programi ka filluar proçesin, "funksioni Multitab" NUK mund të ndryshohet
më. Nëse dëshironi të çaktivizoni "funksionin Multitab" duhet të anuloni përzgjedhjen e
programit e më pas të çaktivizoni "funksionin Multitab".
Në këtë rast duhet të rizgjidhni një program larës (si dhe përzgjedhjet e dëshiruara).
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multitab
Shtypni butonin Multitab: drita treguese përkatëse do të ndizet. Kjo do të thotë se funksioni
është aktiv.
Për të çaktivizuar funksionin, shtypni sërish butonin Multitab: drita treguese përkatëse do
të fiket.
Nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultatet e tharjes, ju këshillojmë:
1. Të mbushni mbajtësen e shpëlarësit me shpëlarës.
2. Të aktivizoni mbajtësen e shpëlarësit.
3. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.
Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit mund të jetë i mundur vetëm me "funksionin
Multitab" të aktivizuar.
Aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së shpëlarësit
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B , dhe C të fillojnë
të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin B , dritat e butonave A , dhe C fiken, ndërsa drita e butonit B vazhdon
të pulsojë: drita treguese e përfundimit të programit ndizet, duke treguar se mbajtësja
e shpëlarësit është aktivizuar.
4.
Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni butonin B sërish, derisa drita treguese e
përfundimit të programit fiket.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Funksioni I shumëfishtë
17