User manual

Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Përzgjidhni programin e larjes dhe shtyrjen e fillimit të programit me derën pak të hapur.
Fillimi i programit ose numërimi mbrapsht deri në fillimin e shtyrë të programit, do të
aktivizohen vetëm pasi të keni mbyllur derën. Deri në atë moment, është e mundur të
ndryshoni përzgjedhjet.
1. Kontrolloni që koshat të jenë ngarkuar në mënyrë të saktë si dhe që krahët spërkatës
të jenë të lirshëm për t'u rrotulluar.
2. Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
3. Shtypni butonin On/Off: të gjitha dritat e programit do të ndizen (modaliteti i
përzgjedhjes).
4. Shtypni butonin që përkon me programin e kërkuar (shihni tabelën "Programet larës").
Drita përkatëse e programit të përzgjedhur do të ndizet.
Mbyllni derën e enëlarëses, programi do të fillojë automatikisht.
Regjistrimi dhe fillimi i programit me funksionin e "shtyrjes së programit"
1. Pasi të keni zgjedhur një program larës, shtypni butonin e shtyrjes së programit derisa
drita që përkon me orët e zgjedhura, të pulsojë (3h, 6h ose 9h).
2. Mbyllni derën e enëlarëses, numërimi mbrapsht do të fillojë automatikisht.
3. Numërimi mbrapsht do të ecë me nga 3 orë.
4. Hapja e derës do të shkaktonte ndërprerje të numërimit mbrapsht.
5. Pasi numërimi mbrapsht i kohës të ketë mbaruar, programi do të fillojë automatikisht.
Anulimi i "shtyrjes së programit" dhe / ose i një programi larjeje
Për të anuluar shtyrjen e fillimit të programit në proces e sipër, duhet të riaktivizoni
enëlarësen.
Me anulimin e shtyrjes së fillimit të programit, anulohet gjithashtu edhe programi i
regjistruar. Në këtë rast duhet të regjistroni sërish programin larës. Nëse duhet të zgjidhni
një program të ri larës, kontrolloni që foleja e detergjentit të jetë e mbushur me
detergjent.
PARALAJMËRIM
Ndërpritni ose anuloni një program larjeje në proces e sipër, VETËM nëse është tepër e
nevojshme. Kujdes! Kur dera është e hapur mund të dalë që andej avull i nxehtë. Hapeni
derën me kujdes.
Ndërprerja e një programi larës në proces e sipër:
Hapni derën e enëlarëses; programi do të ndalojë. Mbylleni derën; programi do të fillojë
nga momenti në të cilin u ndërpre.
Shtypni butonin On/Off, të gjitha dritat do të fiken. Shtypni sërish butonin On/Off;
programi do të fillojë nga momenti në të cilin u ndërpre.
Përfundimi i programit të larjes
Enëlarësja do të ndalojë automatikisht.
Sinjali akustik do t'ju informojë për përfundimin e programit.
Hapni derën e enëlarëses.
Drita treguese e përfundimit të programit do të ndizet.
Drita e programit të sapo përfunduar do të qëndrojë e ndezur.
1. Fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
19