User manual

2. Lëreni derën pak të hapur dhe prisni pak minuta përpara se të nxirrni jashtë enët; në
këtë mënyrë ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do të bëhet më mirë.
Zbrazja e enëlarëses
• Enët e nxehta janë të ndjshme ndaj goditjeve
Për këtë arsye, enët duhen lënë të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët që ndodhen në koshin e poshtëm.
• Në anët e derës së enëlarëses mund të shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të ftohen
më shumë se enët.
KUJDES
Kur programi i larjes ka përfunduar, këshillohet që të hiqni nga priza enëlarësen dhe të
mbyllni rubinetin e ujit.
Kujdesi dhe pastrimi
Pastrimi i filtrave
Filtrat duhet të kontrollohen e të pastrohen herë pas here. Filtrat e ndotur do të përkeqësojnë
rezultatin e larjes.
PARALAJMËRIM
Përpara se të pastroni filtrat, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur.
1. Hapni derën, hiqni koshin e poshtëm.
2. Sistemi i filtrave të enëlarëses përmban një
filtër të trashë ( A ), një mikrofiltër ( B ) dhe
një mikrofiltër të rrafshët. Zbërthejeni
sistemin e filtrave duke përdorur dorezën
e mikrofiltrit, dhe nxirrni sistemin e
filtrave.
20
Zbrazja e enëlarëses










