User manual

Kohë të gjata mos-përdorimi
Nëse nuk do ta përdorni pajisjen për një periudhë të gjatë, ju këshillojmë:
1. Të hiqni pajisjen nga priza e më pas të mbyllni ujin.
2. Të lini derën pak të hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme.
3. Të lini të pastër brendësinë e pajisjes.
Parandalim i formimit të brymës
Mos e vendosni pajisjen në një vend ku temperaturat shkojnë nën 0°C. Nëse kjo është
pashmangshme, zbrazeni pajisjen, mbyllni derën e pajisjes, çmontojeni tubin e hyrjes së ujit
dhe zbrazeni atë.
Lëvizja e pajisjes
Nëse ju duhet të lëvizni pajisjen (kur ndërroni shtëpi, etj....):
1. Hiqeni atë nga priza.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Hiqni tubin e hyrjes së ujit dhe zbrazni tubat e gomuar.
4. Tërhiqeni pajisjen jashtë bashkë me tubat.
Bëni kujdes të mos anoni pajisjen gjatë zhvendosjes.
Si të veprojmë nëse…
Enëlarësja nuk fillon punë ose ndalon në mes të procesit. Probleme të tilla vijnë si pasojë e
mungesës së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes, çka mund të zgjidhet me ndihmën
e treguesve të përshkruar në tabelë, pa qenë nevoja të thërrisni një inxhinier.
Fikeni enëlarësen dhe kryeni veprimet korrigjuese të sugjeruara më poshtë.
Kodi i defektit dhe keqfunksionimi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
• pulsim i vazhdueshëm i dritës së programit në
proces,
• 1 sinjal akustik me ndërprerje
•
1 pulsim i dritës treguese së përfundimit të
programit ,
Enëlarësja nuk mbushet me ujë.
• Rubineti i ujit është i bllokuar ose i veshur me
shtresë gëlqerore.
Pastroni rubinetin e ujit.
• Rubineti i ujit është i mbyllur. Hapeni
rubinetin e ujit.
• Filtri (atje ku ndodhet) në tubin e rrudhosur
të lidhur me valvulën e hyrjes së ujit është
bllokuar.
Pastroni filtrin në tubin e rrudhosur.
• Tubi i hyrjes së ujit nuk është vendosur mirë
ose është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të hyrjes së ujit.
• pulsim i vazhdueshëm i dritës së programit në
proces,
• 2 sinjale akustike me ndërprerje
•
2 pulsime të dritës treguese të përfundimit
të programit ,
Enëlarësja nuk e kullon ujin.
• Rubineti i lavapjatës është i bllokuar.
Rubineti i lavapjatës është i bllokuar.
• Tubi i kullimit të ujit nuk është vendosur mirë
ose është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit.
22
Si të veprojmë nëse…










