User manual

Udhëzime për instalimin
Instalimi
PARALAJMËRIM
Çdo ndërhyrje elektrike dhe/ose hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektriçist dhe/ose hidraulik i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Hiqni gjithë paketimet përpara se të poziciononi pajisjen.
Nëse është e mundur, pozicionojeni pajisjen ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi.
Kjo enëlarëse është prodhuar për t'u ndërfutur në dollapët apo planet e punës së kuzhinës.
Kujdes! Ndiqni me kujdes udhëzimet që gjeni në shembullin e bashkëngjitur për montimin
e enëlarëses dhe ndërfutjen në mobilie.
Nuk janë të nevojshme zgavra shtesë për ajrosjen e enëlarëses, por vetëm për të bërë të
mundur kalimin e tubit të kullimit dhe kabllos së ushqimit elektrik.
Enëlarësja ka këmbëza të rregullueshme për të mundësuar rregullimin e lartësisë.
Gjatë gjithë proceseve që kryhen në pjesët e brendshme të enëlarëses, ajo duhet hequr nga
priza.
Kur fusni pajisjen në vend, sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit, tubi i kullimit dhe kabllo i
ushqimit elektrik të mos jenë të përthyer apo të shkelur.
Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur
Enëlarësja duhet të mbështetet mirë duke mos u anuar.
Për këtë arsye, sigurohuni që mobilja nën të cilën enëlarësja është vendosur, është e siguruar
mirë në një strukturë të fiksuar (dollapë kuzhine, bufe, mur).
Nivelimi
Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen dhe puthitjen e mirë të derës. Kur pajisja është
e niveluar në mënyrë të saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera
nuk mbyllet në mënyrë të saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e rregullueshme derisa
pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Lidhjet e furnizimit me ujë
Kjo pajisje mund të lidhet me një burim uji të nxehtë (maksimumi 60°) ose të ftohtë.
Me një burim uji të nxehtë mund të kurseni mënyrë të ndjeshme energji. Gjithsesi, kjo
varet nga mënyra si prodhohet uji i nxehtë. (Ne ju këshillojmë burime alternative energjie
që nuk dëmtojnë ambientin, si p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe gjeneratorë energjie
elektrike me erë).
Për ta kryer vetë këtë lidhje, dadoja bashkuese e futur në tubin e furnizimit me ujë të pajisjes,
vidhoset në 3/4" e grykës së gazit ose në një rubinet të posaçëm si Press-block (Shtyp-
blloko).
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve të dhënë në "Specifikimet Teknike". Autoritetet
lokale të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi presionin mesatar të ujit në zonën tuaj.
Instalimi
25