User manual

• Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë të
përshtatshme për enëlarësen
• Mbushni folenë e shpëlarësit
Nëse dëshironi të përdorni tableta detergjente të kombinuara, si: "3 në 1", "4 në 1", "5 në
1" etj... zgjidhni funksionin e Multi-tab (shihni "funksioni Multi-tab ").
Vendosja e zbutësit të ujit
Enëlarësja është e pajisur me një impiant për zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr mineralet
dhe kripërat që hyjnë bashkë me ujin, çka do të kishte një ndikim të dëmshëm dhe të
pafavorshëm për funksionimin e rregullt të pajisjes.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre mineraleve dhe kripërave, aq më i fortë është uji.
Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë
Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
Autoritetet përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën
tuaj.
Funksioni i zbutjes së ujit mund të vendoset në të dyja mënyrat: manualisht, duke përdorur
rregulluesin e fortësisë së ujit, si dhe elektronikisht
Fortësia e ujit Rregullimi i përzgjedhjes së
fortësisë së ujit
Përdorimi i
kripës
°dH °TH mmol/l manualisht elektronikisht
51 - 70 91 - 125 9,1 - 12,5 2 niveli 10 po
43 - 50 76 - 90 7,6 - 8,9 2 niveli 9 po
37 - 42 65 - 75 6,5 - 7,5 2 niveli 8 po
29 - 36 51 - 64 5,1 - 6,4 2 niveli 7 po
23 - 28 40 - 50 4,0 - 5,0 2 niveli 6 po
19 - 22 33 - 39 3,3 - 3,9 2 niveli 5 po
15 - 18 26 - 32 2,6 - 3,2 1 niveli 4 po
11 - 14 19 - 25 1,9 - 2,5 1 niveli 3 po
4 - 10 7 - 18 0,7 - 1,8 1 niveli 2 po
<4 <7 < 0,7 1 niveli 1 jo
Vendosja manuale
Enëlarësja ështe paravendosur në përzgjedhjen 2.
8
Vendosja e zbutësit të ujit










