User manual

1. Hapni derën e enëlarëses.
2. Nxirreni koshin e poshtëm nga enëlarësja.
3. Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (shihni tabelën).
4. Rivendosni koshin e poshtëm.
Regjistrimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur në përzgjedhjen 5.
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht dhe mbajini shtyur butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A ,
B , dhe C të fillojnë të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin A , dritat e butonave B dhe C fiken, ndërsa drita e butonit A vazhdon
të pulsojë. Drita treguese e Përfundimit të programit fillon të pulsojë njëkohësisht së
bashku me sinjalet akustike me ndërprerje. Niveli aktual tregohet nga numri i pulsimeve
të dritës treguese të Përfundimit të programit , (shihni tabelën) së bashku me një sërë
sinjalesh akustike me ndërprerje dhe me një pauzë prej pak sekondash.
Shembuj:
5 pulsime / 5 sinjale akustike me ndërprerje, pauzë, 5 pulsime / 5 sinjale akustike me
ndërprerje, pauzë = niveli 5
4.
Për të ndryshuar nivelin, shtypni butonin A . Niveli ndryshon me çdo shtypje të këtij
butoni. (Për zgjedhjen e nivelit të ri, shihni tabelën).
Shembuj: nëse niveli aktual është 5, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhni nivelin
6. nëse niveli aktual është 10, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhni nivelin 1.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e
tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat
e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara
se të filloni një nga programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë çdo grimcë të kripës apo
ujë të kripur, që mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në fund të pajisjes për çdo periudhë
kohore, gjë që mund të sjellë gërryerje.
Për mbushjen:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e mbajtëses së
kripës duke e rrotulluar atë në drejtim kundërorar.
2.
Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo është e nevojshme vetëm përpara se të
hidhni kripën për herë të parë).
Përdorimi I kripës në enëlarëse
9










