User manual
Mbushja me detergjent.
1. Hapni kapakun.
2. Mbusheni folenë e detergjentit (1) me
detergjent. Shenjat brenda saj tregojnë
nivelet e dozimit:
20 = përafërsisht 20 g detergjent
30 = përafërsisht 30 g detergjent
3. Gjithë programet me paralarje kanë nevojë
për një sasi shtesë detergjenti (5/10 g), e
cila duhet të vendoset në folenë e posaçme
të detergjentit për paralarje (2).
Ky detergjent do të veprojë gjatë fazës së
paralarjes.
4. Kur përdorni tableta detergjente,
vendosini ato në folenë (1)
5. Mbyllni kapakun dhe shtypeni derisa të
mbërthehet mirë.
Tabletat detergjente
Tabletat detergjente të prodhuesve të
ndryshëm shkrijnë në nivele të ndryshme. Si
rrjedhojë, disa tableta detergjente nuk e arrijnë
fuqinë e tyre maksimale larëse gjatë
programeve të shkurtra të larjes. Për këtë arsye,
ju lutemi përdorni programe të gjata të larjes
kur përdorni tableta detergjente, për të
siguruar heqjen e plotë të mbetjeve të
detergjentit.
16
Përdorimi I detergjentit










