User manual
3. Kthejeni dorezën me një rrotullim
pothuajse 1/4 në drejtim kundërorar dhe
nxirrni sistemin e filtrave.
4.
Kapeni filtrin e trashë ( A ) nga doreza me
vrimë dhe nxirrni mikrofiltrin ( B ).
5. Pastroni gjithë filtrat plotësisht në ujë të
rrjedhshëm.
6. Nxirrni filtrin e rrafshët nga bazamenti i
dhomës së larjes dhe pastrojeni plotësisht
nga të dyja anët.
7. Vendoseni sërish filtrin e rrafshët në
bazamentin e dhomës së larjes dhe
sigurohuni që të jetë vendosur mirë.
8.
Vendoseni filtrin e trashë ( A ) brenda në
mikrofiltrin ( B ) dhe shtypini të dyja
bashkë.
9. Vendoseni sistemin e kombinuar të filtrave
në vend dhe mbërthejeni duke e rrotulluar
dorezën në drejtim orar derisa të ndalojë.
Gjatë këtij procesi, sigurohuni që filtri i
rrafshët të mos ketë dalë jashtë bazamentit të dhomës së larjes.
PARALAJMËRIM
Mos e përdorni KURRË enëlarësen pa filtrat. Rivendosja dhe montimi i gabuar i filtrave do
të sjellë rezultate të dobëta të larjes, si dhe mund të dëmtojë pajisjen.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos u përpiqni KURRË të çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë bllokuar nga mbetjet e ndotjeve, pastrojini ato me
ndihmën e një kruajtëseje dhëmbësh.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një leckë të butë të
njomë. Nëse është e nevojshme përdorni detergjent neutralë. Mos përdorni kurrë produkte
gërryese, materiale të ashpra ose tretës (si aceton, trikloroetilen, etj....).
Pastrimi i brendshëm
Sigurohuni që guarnicionet përreth derës, foletë e detergjentit dhe shpëlarësit të pastrohen
rregullisht me një leckë të njomë.
Ju këshillojmë të kryeni çdo 3 muaj një program larjeje për enë të ndotura shumë, por pa
enë brenda.
Kujdesi dhe pastrimi
21










