User manual

Lidhja për kullimin e ujit të ndotur duhet të ketë
një lartësi maksimale prej 60 cm e llogaritur nga
bazamenti i enëlarëses.
Tubi i kullimit mund të vendoset duke parë në
djathtë apo në të majtë të enëlarëses.
Siguroni që tubi të mos jetë i përkthyer apo i
shtypur, pasi kjo mund të pengojë apo të
ngadalësojë shkarkimin e ujit.
Tapa e lavapjatës nuk duhet të jetë vendosur, kur
pajisja është duke kryer procesin e kullimit, pasi kjo
mund të sjellë si pasojë kthimin e ujit të kulluar
sërish në pajisje.
Gjatësia e plotë e tubit të kullimit, duke përfshirë
çdo zgjatim të mundshëm, nuk duhet të kapërcejë
4 metrat. Diametri i brendshëm i tubit zgjatues nuk
duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit standard.
Si diametri i brendshëm i dadove bashkuese përdorura për lidhjen me kullimin e ujit, nuk
duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit standard.
Kur lidhni tubin e kullimit me një rubinet nën lavapjatë, e gjithë membrana plastike (A)
duhet hequr . Nëse nuk e hiqni gjithë membranën, kjo do të sjellë grumbullimin e mbetjeve
të ushqimit me kalimin e kohës, duke bllokuar rubinetin e lidhur me tubin e kullimit
enëlarëses.
Pajisjet tona janë të pajisura me një mekanizëm sigurie për të
mbrojtur kundër kthimit të ujit të papastër mbrapsht në
pajisje. Nëse rubineti i lavapjatës nuk ka një "valvul mos-
kthimi" të ndërfutur, kjo mund të pengojë kullimin e saktë të
ujit nga enëlarësja. Për këtë arsye, ju këshillojmë ta hiqni atë.
Për të shmangur rrjedhje të ujit pas instalimit, sigurohuni që
dadot bashkuese të ujit të jenë shtrënguar fort.
Lidhja e ujit
27