User manual

Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe më pas atë të sipërmin.
Mund të ketë ujë anash dhe te dera e pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë se enët e
tjera.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Heqja dhe pastrimi i filtrave
Filtrat e ndotur përkeqësojnë rezultatet e larjes.
Megjithëse mirëmbajtja e këtyre filtrave është shumë e ulët, bëni kontrolle të
herëpashershme dhe nëse është e nevojshme t'i pastroni ato.
1. Rrotullojeni filtrin (A) në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni
nga filtri (B).
2. Filtri (A) ka dy pjesë. Për të çmontuar
filtrin, tërhiqini nga njëri-tjetri.
3. Pastrojini pjesët plotësisht me ujë.
4. Vendosini dy pjesët e filtrit (A) bashkë dhe
shtyjini. Sigurohuni që ato janë bashkuar
saktë me njëra-tjetrën.
5. Hiqeni filtrin (B).
6. Pastrojeni filtrin (B) plotësisht me ujë.
7. Vendoseni filtrin (B) në pozicionin e tij
fillestar. Sigurohuni që është montuar
saktësisht te dy udhëzuesit (C).
8. Vendoseni filtrin (A) në pozicion brenda
filtrit (B). Rrotullojeni filtrin (A) në drejtim
të akrepave të orës derisa të kyçet.
A
B
C
Kujdesi dhe pastrimi 17