User manual

UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me kujdes këtë manual:
Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e pronës suaj.
Për të mbrojtur mjedisin.
Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me pajisjen edhe kur e lëvizni ose ia jepni pajisjen
dikujt tjetër.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse një instalim ose përdorim i pasaktë shkakton dëmtim.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar, funksione mendore të reduktuara
ose mungesë përvoje dhe njohurish, përfshi këtu edhe fëmijët, që ta përdorin këtë pajisje.
Këta njerëz duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimit.
Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
detergjentet.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e
hapur.
Siguria e përgjithshme
Mos ia ndryshoni specifikimet kësaj pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit të personave dhe
i dëmtimit të pajisjes.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë të dhëna nga prodhuesi i detergjentit për të parandaluar
djegiet e syve, gojës dhe fytit.
Mos e pini ujin nga pajisja. Në pajisje mund të ketë mbetje copash detergjenti.
Mos e mbani derën të hapur të pambikëqyrur. Kjo bëhet për të parandaluar lëndimet dhe
rrëzimin mbi derën e hapur.
Mos u ulni ose mos peshoni mbi derën e hapur.
Përdorimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera
me qëllim që të parandaloni lëndimet ndaj njerëzve dhe dëmtimet ndaj pajisjes.
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë aksesorët e përshtatshëm për larje në enëlarëse.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
Vendosini thikat dhe artikujt e tjerë me majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me majat
e drejtuara poshtë. Përndryshe, vendosini horizontalisht në koshin e sipërm ose në koshin
e thikave. (Jo të gjitha modelet kanë kosh thikash).
Përdorni vetëm produkte të specifikuara për enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës).
Kripërat që nuk janë të specifikuara për enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e ujit.
Të dhëna për sigurinë
3