User manual

Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të filloni një program larjeje. Kripa e mbetur në
pajisje mund të shkaktojë gërryerje ose mund të shpojë fundin e pajisjes.
Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e shpëlarësit me produkte të tjera përveç shpëlarësit
(me agjentë pastrues për enëlarësen, me detergjent të lëngshëm). Kjo mund të shkaktojë
dëmtime në pajisje.
Sigurohuni që krahët spërkatës të mund të lëvizin lirisht përpara se të filloni një program
larjeje.
Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur hapni derën gjatë kohës që pajisja është
punë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të përfundojë programi i larjes.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të pastroni pajisjen, çaktivizojeni atë dhe hiqeni spinën nga priza.
Mos përdorni produkte që marrin flakë ose produkte që mund të shkaktojnë gërryerje.
Mos e përdorni pajisjen pa filtrat. Sigurohuni që instalimi i filtrave është i saktë. Instalimi
i pasaktë i tyre shkakton rezultate të pakënaqshme të larjes dhe dëmtim të pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje ose avull për të pastruar pajisjen. Rrezik goditjeje elektrike
dhe dëmtimi të pajisjes.
Instalimi
Sigurohuni që pajisja nuk ka pësuar ndonjë dëmtim gjatë transportit. Mos e lidhni
pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Nëse është e nevojshme, kontaktoni shitësin.
Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të parë.
Instalimet elektrike dhe hidraulike, parametrizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes duhet që
ta kryejë vetëm një person i kualifikuar. Kjo bëhet për të parandaluar rreziqet e
dëmtimeve strukturore ose të lëndimeve fizike.
Sigurohuni që gjatë instalimit spina të mos jetë e vendosur në prizë.
Mos hapni vrima në skajet anësore të pajisjes, për të parandaluar dëmtimin e pjesëve
hidraulike dhe elektrike.
E rëndësishme! Ndiqni udhëzimet në broshurën bashkëngjitur:
Për të instaluar pajisjen.
Për të montuar derën e mobilies.
Për të lidhur sistemin e furnizimit me ujë dhe të zbrazjes së tij.
Sigurohuni që pajisja të instalohet nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Parandalim i formimit të brymës
Mos e montoni pajisjen në vende me temperaturë nën 0°C.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtim për shkak të ngricës.
Lidhja e ujit
Përdorni zorra të reja për të lidhur pajisjen te furnizimi me ujë. Mos përdorni zorra të
përdorura.
Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj apo tuba të papërdorur për një kohë të gjatë. Lëreni
ujin të rrjedhë për disa minuta, më pas lidhni zorrën e furnizimit me ujë.
Bëni kujdes të mos shtypni ose të shkaktoni dëmtime të zorrës së ujit kur instaloni
pajisjen.
Sigurohuni që dadot bashkuese të ujit të jenë shtrënguar fort për të shmangur rrjedhje të
ujit.
4 Të dhëna për sigurinë