User manual

Ekrani
Në ekran shfaqet:
Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit të ujit.
Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit (vetëm me funksionin e shumëfishtë të
aktivizuar).
Numri i programit të larjes.
Koha e mbetur deri në përfundim të programit të larjes.
Përfundimi i një programi larjeje. Në ekran shfaqet një zero.
Koha e mbetur deri në fund të vonimit të nisjes.
Kodet e defektit.
Aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akustike.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Përdorni këtë buton për të shtyrë fillimin e programit të larjes me një interval nga 1 në 24
orë. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës".
Butonat e përzgjedhjes së programit
Me anë të këtyre butonave mund të përzgjidhni programin e larjes (me përjashtim të
programit të larjes pa zhurmë). Shtypni disa herë një nga këta butona derisa të shfaqet në
ekran numri i programit të duhur.
Për të përzgjedhur programin e larjes pa zhurmë, shtypni butonin përkatës.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes' për hollësi të mëtejshme lidhur me programet e
larjes.
Butoni i programit shumë të qetë
Ky është një program larjeje që funksionon me nivel të ulët zhurme.
Gjatë programit Shumë të Qetë pompa punon me shpejtësi shumë të ulët. Kjo ul nivelin e
zhurmës me 25% krahasuar me programin e deklaruar. Për këtë arsye, programi ka një
kohëzgjatjeje shumë të gjatë.
Vendoseni këtë program larjeje në kohën kur tarifa e energjisë është më ekonomike.
Butoni i shumëfishtë
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin e shumëfishtë. Referojuni
kapitullit "Funksioni i shumëfishtë".
Butoni i anulimit
Me anë të këtij butoni, mund të anuloni një program larës ose mund të shtyni fillimin e një
programi. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës".
Butonat funksionalë
Përdorni butonat funksionalë për këto procese:
Për të përshtatur në mënyrë elektronike nivelin e zbutësit të ujit. Referojuni kapitullit
'Vendosja e zbutësit të ujit'.
Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e shpëlarësit kur funksioni i shumëfishtë është aktiv.
Referojuni kapitullit 'Si të veprojmë nëse...'.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet akustike. Referojuni seksionit 'Sinjalet akustike'.
8 Paneli I kontrollit