User manual

Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes për këto procese:
Për të zgjedhur dhe për të filluar një program larjeje dhe/ose një vonim të nisjes.
Për të përshtatur në mënyrë elektronike nivelin e zbutësit të ujit.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet akustike.
Për të çaktivizuar/aktivizuar folenë e shpëlarësit.
Shtypni butonin on/off (ndez/fik). Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Në ekran shfaqen dy vija horizontale.
Shtypni butonin on/off (ndez/fik). Pajisja nuk është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit të larjes ose të vonimit të nisjes.
Duhet të anuloni programin ose vonimin e nisjes për t’u kthyer në modalitetin e
përzgjedhjes. Referojuni kapitullit 'Përzgjedhja dhe startimi i një programi larës'.
Sinjalet akustike
Sinjalet akustike tregojnë:
Përfundimin e një programi larjeje.
Përshtatjen elektronike të nivelit të zbutësit të ujit.
Një keqfunksionim të pajisjes.
Kryeni këta hapa për të çaktivizuar sinjalet akustike:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksioneve B dhe C derisa dritat treguese të
butonave të funksioneve A, B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksioneve B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit C.
Dritat treguese për butonat e funksioneve A dhe B fiken.
Drita treguese për butonin e funksionit C pulson.
Në ekran shfaqet përcaktimi aktual.
Sinjalet akustike të aktivizuara
Sinjalet akustike të çaktivizuara
6. Shtypni sërish butonin e funksionit C.
Në ekran shfaqet përshtatja e re.
7. Fikeni pajisjen për të ruajtur procesin.
Kryeni procedurën e mësipërme për të aktivizuar sërish sinjalet akustike.
PËRDORIMI I PAJISJES
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në zonën
tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin e ujit.
2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për enëlarëse.
3. Mbushni folenë shpërndarëse të shpëlarësit me ndihmësin për shpëlarjen.
4. Mbusheni enëlarësen me takëme dhe enë.
Përdorimi i pajisjes
9