User manual

Simbolet
EXTRA HYGIENE - shfaqet kur keni cilësuar funksionin e higjienës shtesë dhe/ose programin
e larjes INTENSIV PRO .
MULTITAB - shfaqet kur keni zgjedhur funksionin e shumëfishtë.
SOUND VOLUME - shfaqet kur sinjalet akustike janë fikur (niveli 0).
Përpara përdorimit të parë
Ndizni pajisjen për herë të parë – cilësoni gjuhën e ekranit
1. Ndizni pajisjen.
2. Kur ekrani shfaq LANGUAGE ENGLISH dhe fjala ENGLISH pulson, ju mund të konfirmoni
ose ndërroni gjuhën.
Shtypni butonin OK/Start për të konfirmuar.
Shtypni një nga butonat poshtë/lartë për të përzgjedhur një gjuhë tjetër dhe shtypni
butonin OK/Start për të konfirmuar.
3. Shtypni butonin e anulimit për të dalë nga menyja.
Referojuni udhëzimeve për çdo hap të procedurës:
1. Bëni një kontroll për të parë nëse zbutësi i ujit përkon me fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Nëse është e nevojshme, rregullojeni zbutësin e ujit.
2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për enëlarëse.
3. Mbushni folenë shpërndarëse të shpëlarësit me ndihmësin për shpëlarjen.
4. Mbusheni enëlarësen me takëme dhe enë.
5. Përzgjidhni programin e duhur të larjes sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni folenë shpërndarëse të detergjentit me sasinë e duhur të detergjentit.
7. Niseni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti të kombinuara ('3 në 1', '4 në 1', '5 në 1'), referojuni
kapitullit 'Funksioni multitab'.
Vendosja e zbutësit të ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund
të kenë një ndikim negativ në funksionimin e pajisjes.
Shkallët ekuivalente masin fortësinë e ujit:
Sistemi gjerman (dH°).
Sistemi francez (°TH).
mmol/l (milimol për çdo litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
•Gradë Clarke.
Përshtatni zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj. Nëse është e nevojshme,
kontaktoni autoritetet lokale të ujësjellësit.
10
Përpara përdorimit të parë