User manual

3. Nëse programi i larjes ka një fazë paralarjeje, vendosni një sasi të vogël detergjenti
pjesën e brendshme të derës së pajisjes.
4. Nëse përdorni tableta detergjenti, vendoseni tabletën e detergjentit në folenë e
detergjentit
1
.
5. Mbylleni shpërndarësin e detergjentit. Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet në
pozicion.
Marka të ndryshme të detergjentit shkrihen në kohë të ndryshme. Disa tableta detergjentesh
nuk japin rezultatet më të mira të pastrimit gjatë programe të shkurtra të larjes. Përdorni
programe larjeje të gjata kur përdorni tableta detergjentësh për të larguar plotësisht
detergjentin.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve pa shenja dhe njolla.
Shpërndarësi i shpëlarësit shton automatikisht shpëlarës gjatë fazës së shpëlarjes së fundit.
Ndiqni këto hapa për të mbushur shpërndarësin e shpëlarësit:
1.
Shtypni butonin e lirimit
6
për të hapur kapakun
5
e shpërndarësit të shpëlarësit.
2.
Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit
3
me shpëlarës. Shenja "max" tregon nivelin
maksimal.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë thithëse për të parandaluar formimin e
shkumës gjatë programit të larjes.
4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit. Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet në
pozicion.
Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe pozicionit
4 (dozimi më i lartë).
Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit
4
për të rritur ose për të ulur dozën.
Kur foleja e shpëlarësit është bosh, ekrani shfaq mesazhin: REFILL RINSE AID .
Ky mesazh nuk do të shfaqet ndërkohë që programi i larjes është duke u kryer.
Funksioni I shumëfishtë
Funksioni i shumëfishtë (multitab) përdoret me tabletat e kombinuara të detergjentit.
Këto tableta përmbajnë agjentë si detergjent, shpëlarës dhe kripë enëlarësesh. Disa lloje
tabletash mund të përmbajnë agjentë të tjerë.
Kontrolloni nëse këto tableta përkojnë me fortësinë e ujit në zonën tuaj. Referojuni
udhëzimeve të prodhuesit.
Kur cilësoni funksionin e shumëfishtë, ky qëndron i aktivizuar derisa ta çaktivizoni ju.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon shpërndarjen e shpëlarësit dhe të kripës.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon mesazhet e shpëlarësit dhe të kripës.
Nëse zgjidhni funksionin e shumëfishtë, programet mund të zgjatin më shumë.
Aktivizoni funksionin e shumëfishtë përpara nisjes së një programi larjeje.
Funksioni i shumëfishtë nuk mund të aktivizohet kur programi është duke u kryer.
Funksioni I shumëfishtë
13