User manual
Për të aktivizuar funksionin e shumëfishtë
• Shkoni tek menyja e opsioneve dhe aktivizoni funksionin e shumëfishtë. Shikoni kapitullin
'Paneli i kontrollit'.
Për të çaktivizuar funksionin e shumëfishtë dhe për të përdorur veçmas detergjent, kripë
dhe shpëlarës:
1. Shkoni tek menyja e opsioneve dhe çaktivizoni funksionin e shumëfishtë. Shikoni
kapitullin 'Paneli i kontrollit'.
2. Mbusheni folenë e kripës dhe folenë shpërndarëse të shpëlarësit.
3. Cilësojeni zbutësin e ujit në nivelin më të lartë.
4. Kryeni një program larje pa enë.
5. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni dozën e shpëlarësit.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Referojuni fletëpalosjes "Shembuj të ProClean ngarkesave".
Udhëzime dhe këshilla
Mos e përdorni pajisjen për të larë objekte që thithin ujë (p.sh. sfungjerë, coha për pastrim).
• Përpara se të futni takëme dhe enë, ndiqni këto hapa:
– Hiqeni pjesën e mbetur të ushqimeve.
– Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në tiganë.
• Ndërkohë që fusni takëme dhe enë, ndiqni këto hapa:
– Fusni enët e thella (p.sh. filxhanët, gotat dhe tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
– Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë ose në një bazament të thellë.
– Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos ngjiten bashkë.
– Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-tjetrën.
– Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.
– Lugët vendosini bashkë me takëmet e tjera për të mos lejuar që të ngjiten me njëra-
tjetrën.
– Vendosini enët në mënyrë të tillë që të lini ujin të prekë gjithë sipërfaqet.
• Sendet plastike dhe tiganët me veshje të posaçme për mosngjitje, janë të prirura që të
mbajnë pikat e ujit.
• Vendosni enët e lehta në koshin e sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
14
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë